Tiranë, arrestohen 5 meshkuj dhe 1 femër, u kapën me 100 kg drogë

Tiranë, arrestohen 5 meshkuj dhe 1 femër, u kapën me 100 kg drogë

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë të 5 persona pasi i sekuestro rreth 100 kg lëndë narkotike.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë: Arjan Kolaj, banues në Tiranë; Eduart Gjonaj, banues ne fshatin Shendelli, Sarandë; Kristina Gjonaj, banuese në Sarandë; Fatjon Dedaj, banues në Rrëshen; Bardhok Arapi, banues në Rrëshen; Gjok Dedaj, banues në Rrëshen.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë, pasi dje në darkë në aksin rrugor Durrës – Tiranë në Maminas janë kapur ne flagrance me një sasi prej 100 kg e ndarë në paketime, brenda së cilave kishte bimë të cannabis sattiva.

Gjatë hetimit ka rezultuar se bashkëpunëtor në këtë aktivitet të paligjshëm, janë edhe dy shtetas të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim.

Lëndë narkotike vinte nga Lazarati me destinacion më pas shitjes dhe tregtimin e saj në Tiranë.