pr-tirana-festakupes

Tirana fiton Superkupën

Tirana është fituesja e Superkupës së Shqipërisë, e 9-a kjo në historinë e klubit bardheblu. Kryeqytetasit kanë mundur 0-1 Skënderbeun në Korcë falë golit të Bekim Balës në minutën e 63 të ndeshjes.

Edhe pse janë munduar të reagojnë, skuadra korcare ka qenë e pasaktë para portës së mbrojtur nga Iljon Lika.

Lojtarët e të dyja skuadrave treguan fair play në fushën e lojës, por nuk ndodhi e njëjta gjë me tifozët, të cilët për shumë minuta e mbajtën peng Superkupën.

Një organizim jo shumë i mirë bëri që tensioni mes dy skuadrave të rritej që në startin e ndeshjes dhe të ndërpriste për disa minuta këtë sfidë. Kulmi arriti vetëm disa minuta pas startit të ndeshjes. Tifozët korcarë u futën në fushën e lojës dhe nisen të godasin me gurë dhe sende të forta lojtarët kryeqytetas.

Negaciatat mes drejtuesve të dy skuadrave dhe ndërhyrjes së forcave të policisë bënë që ndeshja të rifillonte sërish dhe pas atij momenti të mos kishte më probleme.