Tifozët vrasin futbollistin me gurë

Tifozët vrasin futbollistin me gurë

 Tifozët vrasin futbollistin me gurëDramë në futbollin algjerian. Albert Ebbose Boojongo sulmuesi kamerunas i ekipit Js Kabylie u nda nga jeta dje pasi u godit në kokë me një send të fortë nga tifozët e skuadrës së tij.

26-vjeçari i cili momentalisht udhëheq listën e golashënuesve në kampionatin algjerian me 17 finalizime u godit me një gur në kokë nga fansat e Js Kabylie në përfundim të sfidës që ekipi i tij humbi në shtëpi me shifrat 1-2 ndaj skuadrës Usm Alger.

Albert Ebbose Boojongo arriti të shënonte golin e vetëm për Js Kabylie në atë takim teksa kthehu në gol një 11-metërsh.

Por edhe pse ai ishte padiskutim lojtari më i mirë i ekipit, fansat të acaruar për disfatën e skuadrës së tyre shfrynë ndaj futbollistëve dhe fati u tregua mizor me sulmuesin kamerunas, pasi 26-vjeçari afrikan nuk arriti ti mbijetonte goditjes që mori në kokë.

Futbollisti u nda nga jeta gjatë kohës që ambulanca po e transportonte në spitalin më të afërt. Mëngjesin e të Shtunës Ebosse Boojongo kishte marrë vesh lajmin e gëzuar se ishte bërë baba pasi bashkëshortja e tij kishte sjellë në jetë fëmijën e tyre, por fati mizor nuk e deshi që lojtari kamerunas ti gëzohej këtij fakti, pasi vetëm pak orë më pas ai gjeti vdekjen aty ku më pak e priste, në një fushë futbolli dhe përpara fansave të ti