Thomas Gnocchi: Zgjidhja nuk është te zgjedhjet

Thomas Gnocchi: Zgjidhja nuk është te zgjedhjet

Thomas Gnocchi: Zgjidhja nuk është te zgjedhjetShefi i sektorit të politikës, ekonomisë dhe integrimit evropian në Zyrën e Bashkimin Evropian, Thomas Gnocchi, ka deklaruar të enjten se zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk do t’i sillnin Kosovës ndonjë risi, duke i porositur liderët kosovarë që të përpiqen të gjejnë zgjidhje për hir të Kosovës, qytetarëve të saj dhe të komitetit të biznesit.

“Pa një Kuvend funksional që është në gjendje të emërojë institucione dhe trupa që janë të rëndësishëm për ekonominë, ato nuk do të funksionojnë, ndërsa klima për biznes nuk do të jetë në gjendjen e duhur”.

Kështu u shpreh Gnocchi në një temë diskutimi të organizuar nga Instituti Riinvest me temë “Klima e Biznesit në Kosovë 2014”.

Ai tha se nga ana e Bashkimit Evropian janë të shqetësuar vazhdimisht se edhe pas pesë muajve nga zgjedhjet parlamentare, në Kosovë ende nuk janë formuar institucionet e vendit.

“Nga ana e BE-së jemi të shqetësuar vazhdimisht me faktin nuk janë formuar ende institucionet edhe pse kanë kaluar pesë muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve, të cilat ne mendonim se ishin një hap i mirë përpara sa i përket mënyrës se si janë mbajtur e organizuar ato. Mirëpo, ende nuk kemi institucione dhe ky është një shqetësim për shumë arsye”.

“Një aspekt i rëndësishëm i kësaj është ndikimi që kjo krizë ka në ekonomi. Në mënyrën se si funksionojnë bizneset. Dhe, këtu ndikimi i parë është se ka një numër të institucioneve dhe trupave të pavarur të cilët janë me rëndësi themelore për funksionimin e mirë të ekonomisë. Pa pasur një Kuvend funksional që është në gjendje të emërojë këta trupa dhe organe, ato nuk janë në gjendje të funksionojnë”, tha Gnocchi.

“Ne besojmë se mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nuk është zgjidhje. Është rrezik se nuk do të zgjidhte asgjë dhe ndoshta mund të mos kryhen si ato të qershorit. Pra, besojmë që kjo nuk është zgjidhje. Mirëpo ne do të donim që liderët politik të përpiqeshin të gjejnë zgjidhjen për hir të Kosovës, të qytetarëve të saj, dhe për hir të komitetit të biznesit”. /Lajmi.net/