Thirrja e Ngjelës: Opozita aksion për të rrëzuar qeverinë
Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela i ka bërë apel opozitës të nisë aksionin politik për të rrëzuar kryeministrin Sali Berisha.
Sipas Ngjelës tashmë është e faktuar se Kryeministri ishte urdhëruesi i vrasjes së 4 protestuesve të 21 janarit. Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, tha se kryeministri duhet të japë dorëheqjen dhe ti dorëzohet drejtësisë.
“Tani cdo provë është faktuar. Kryeministri Sali Beisha është përgjegjësi dhe urdhëruesi i vrasjeve të 4 viktimave të 21 janarit. Ndaj Partia Ligj dhe Drejtësi i bën bën thirrje opozitës së bashkuar të ndërmarrë një aksion politik për rrëzimin e Kryeministrit të vendit.
Të krijojmë një atmosferë force. Dosja e FBI-së do të sbardhë gjithcka. Cdo server bëhet përmes internetit dhe ajo është pronë e SHBA, në zyrën qëndrore atje. A do ketë forcë shoqëria e jonë të demaskojë dicka të tillë, kjo është cështje tjetër”- u shpreh Ngjela.