Thiago Silva: Do të respektoj kontratën me PSG

Thiago Silva: Do të respektoj kontratën me PSG

Thiago Silva: Do të respektoj kontratën me PSGZërat për një largim të mundshëm të Thiago Silvës nga Psg me destinacion Barcelonën vazhdojnë të shtohen sidomos nëpër mediat spanjolle.

Barcelona është në kërkim të një qëndërmrojtësi dhe ish lojtari i Milanit është në krye të preferencave të trajnerit Tito Vilanova megjithatë klubi katalanas shpreson që lojtari të dalë publikisht ose të paktën ti kërkoj drejtuesëve francezë që dëshiron të largohet. Gjithsesi kjo gjë për momentin nuk mund të kryhet pasi ka qënë vetë mbrojtësi dhe kapiteni i Brazilit që është munduar të sqarojë këtë situatë.

“Sezoni do të fillojë ashtu sic u mbyll ai i mëparshmi. Do të marr fanellën e Psg. Unë kam një kontratë 4-vjecare këtu dhe nuk kam ndërmënd ta ndërpresë përpara kohe. Trajneri më ka dhënë lejen për pushimet por më ka programuar për ndeshjen e 3 Gushtit kundër Bordeaux. Më datë 30 Gusht do të bashkohem me skuadrën”.

Deklarata e Thiago Silvës vjen një ditë pas asjat të presidentit Nasser al-Khealifi që i kishte kujtuar Barcelonës se jo vetëm që mbrojtësi brazilian nuk ishte në shitje por merkato e parisienëve nuk kishte përfunduar pasi ata po mundohen të firmosin me disa futbollist të Barcelonës.