Therin nënën dhe i hanë organet e saj

Therin nënën dhe i hanë organet e saj

Therin nënën dhe i hanë organet e sajTre vëllezër kanë therur për vdekje nënën e tyre, përpara se t’ia hanë organet e saj në një vrasje rituale. Fqinjët kanë raportuar të kenë dëgjuar zhurma të çuditshme që vijnë nga shtëpia e familjes për disa ditë me radhë, para se trupi i Musala Amil (56) te gjendet nga policia në Ampatuan të Filipineve, transmeton DailyMail.

Policia zbuloi trupin e gjymtuar keq me disa pjesë të humbura.

Tre djemtë kanë therur nënën e tyre me hanxharë dhe kanë ngrënë më pas organet e saj të brendshme. Fotografitë tregojnë Danten (35), Paroy (21) dhe më të riun, Ibrahimin (18), sikurse edhe shtëpinë ku ata kanë kryer këtë akt.

“Bijtë kanë ngrënë organet të pa përpunuara”, kanë thënë hetuesit. Ata i kishin thënë policisë se po bënin përpjekje që të largojnë një sëmundje që ata besonin se ishte sjellë nga “shpirti i keq”.

Policia po kërkon nëse tek djemtë ka çrregullime mendore, por nuk ka përjashtuar mundësinë që rasti ka ardhur pas përdorimit të drogës.

Inspektori i lartë Ronald De Leon , Ampatuan Shefi i Policisë , tha se të dyshuarit do t’i nënshtrohen testeve të drogës. Të tre burrat i takojnë fisit indigjen mysliman “Moro”. Udhëheqësit e komunitetit thanë se të tre burrat që vranë nënën e tyre dhe i hëngrën pjesët e trupit të saj, janë “kafshë të egra”.

Fshati mori famë për masakrën e 58 njerëzve në vitin 2009.