thaqiiii si terr

Themeluesit PDK-së nën hije

Shumica e atyre që e themeluan Partinë Demokratike të Kosovës, që sot udhëheq vendin janë jashtë procesit të vendimmarrjes. Prurjet e reja si: Enver Hoxhaj, Hajredin Kuçi, Besim Beqaj, Bedri Hamza…, tashmë janë faktorë vendimmarrës dhe janë në pozita ekzekutive.

Nga themeluesit e partisë, thuajse i vetmi që është në pushtetin ekzekutiv, është kreu i partisë, Hashim Thaçi, i cili mban edhe postin e kryeministrit.

Pozitë të lartë mban në shtet edhe bashkëthemeluesi tjetër i partisë, Jakup Krasniqi, i cili është kryetar i Kuvendit të Kosovës, shkruan “Zëri”.

Të gjithë bashkëthemeluesit tjerë të partisë si: Azem Syla, Bardhyl Mahmuti, Xhavit Haliti, Fatmir Limaj, Isë Bicaj, Shaban Hoxha, Ismet Neziri, Naim Fetahu, Muhamet Latifi, Emin Krasniqi, Ramadan Avdiu, Safete Hadergjonaj, Sokol Bashota, Lirak Qela, Gani Bujqinca…, sot për sot janë nën hije dhe janë të pafuqishëm në vendimmarrje.

Madje, disa prej tyre si: Bardhyl Mahmuti, Sadik Halitjaha…, më nuk janë as pjesë e partisë.

Të kontaktuar nga gazeta shumë prej themeluesve të PDK-së nuk kanë dashur të flasin në lidhje me këtë çështje.