“The Wolverine” mbërrin për publikun në kinema

“The Wolverine” mbërrin për publikun në kinema

“The Wolverine” mbërrin për publikun në kinemaFilmi “The Wolverine” në 3D fillon projeksionet këtë fundjavë në kinematë e kryeqytetit njëherazi me kinematë amerikane. Vijim i serisë me mutantë, ky është filmi i dytë që i kushtohet tërësisht Wolverine, emri i vërtetë i të cilit është James Howlett shkurt Logan, pas “X-Men Origjina- Wolverine” të vitit 2009.

E sjell këtë personazh sërish Hugh Jackman, aktori australian ndër më të paguarit në Hollivud, i cili shënon të gjashtën pjesëmarrje në këtë sagë. “The Wolverine” siç mund të shihet edhe nga trajleri ka pësuar mjaft ndryshime në krahasim me episode e tjera, përveç ndryshimit që ka në regji. Historia bazohet në harkun narrativ të fumetit të Marvel në të cilin Logan mbërrin në Japoni, ku për herë të fundit ka qenë gjatë luftës së dytë botërore dhe që sot paraqet një panoramë plot me jakuzi dhe samurai.

Në arrati së bashku me trashëgimtare të bukur dhe misterioze, duke iu dashur që për herë të parë të ndeshet me të qenit i vdekshëm, do të shkojë deri në limitet e fundit fizikisht dhe psikologjikisht. Në të filmit regji është James Mangold, autor i dramës “Girls interrupted”.