hashimthaqi

Thaqi po i përgatitë ftesat Bllokut

Kryetari i PDKsë, Hashim Thaçi, gjatë kësaj jave pritet të ndërmarrë një iniciativë për t’i takuar ndaras liderët e tri partive të Bllokut LDK-AAK-Nisma në përpjekje për ta zgjidhur ngërçin politik. hashimthaqi

Partia Demokratike e Kosovës ka filluar t’i përgatisë ftesat për t’i dërguar në adresë të partive opozitare në përpjekje të daljes nga ngërçi politik në të cilin është futur vendi. Partia e Hashim Thaçit, si fituese e zgjedhjeve parlamentare, shpreson se do ta bindë Bllokun paszgjedhor LDK-AAK-Nisma për një qeverisje gjithëpërfshirëse, ku rolin kryesor do ta kishte vetë PDK-ja, shkruan Tribuna.

Burime të gazetës brenda kësaj partie, kanë bërë të ditur se brenda javës së ardhshme kjo parti do t’i ftojë në takime liderët e partive tjera, me pretendimin se gjërat kanë ndryshuar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas këtij burimi, PDK në këto takime do të dalë me një plan konkret për dalje nga ngërçi politik.

“Aty parashihet arritja e një marrëveshjeje mes PDK-së dhe Bllokut LDK-AAK dhe Nisma për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse”, i ka thënë ky burim gazetës. Sipas tij, PDK ende nuk ka vendosur nëse do t’i dërgohet ftesa edhe Lëvizjes Vetëvendosje për të qenë pjesë e bisedimeve për krijimin e qeverisë së re..

– See more at: http://politiko.net/ftese-bllokut/#sthash.VNgCkBmV.dpuf