Thaçi: Qeverisë po i vjen fundi
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi deklaroi mbrëmë se qeverisjes aktuale VMRO-DPMNE dhe BDI po i vjen fundi. “Tashmë gjithçka është e qartë, kjo politikë qeveritare ishte tepër e dëmshme dhe po i vjen fundi.
Ju lutem hapni dyert dhe hapni zemrat tuaja edhe për ata shqiptarë që nuk kanë qenë me ne në këto vite. Nëntëdhjetë e nëntë përqind e tyre duan të shpëtojnë nga ky turpi, nënçmimi, nënshtrimi dhe shtypja që ju bën VMRO-DPMNE-ja dhe Gruevski”, deklaroi Thaçi në kuvendin zgjedhor në komunën e Studeniçanit, ku kandidat për kryetar në zgjedhjet e ardhshme lokale u zgjodh Azem Sadiku.
Sipas Thaçit, zgjedhjet e ardhshme do të jenë një pikënisje e rikthimit të situatës, ndryshimit të situatës, përmirësimit të jetës sonë dhe realizimit të qëllimeve tona.
“Fitorja e kësaj partie, këtij opsioni, dhe këtij programi, në këto zona siç është zona e Studeniçanit, do të jep një mesazh për të gjithë opinionin, faktorit politik maqedonas dhe të tjerëve: Se PDSH-ja gjithkund ku ka shqiptarë është e interesuar të mbrojë ata shqiptarë, votën e tyre, familjet e tyre dhe perspektivën e tyre. Për në fund kam edhe një porosi për ju, të gjithë ata vëllezër që do ti shikoni se qëndrojnë me kokën ulur zgjatjani dorën dhe thoni që dorëzimi është faqja e zezë, “lufta” për të drejta dhe për perspektivë është faqja e bardhë”, – ka përfunduar Kryetari i PDSH-së”, deklaroi Thaçi.
Kandidati Sadiku, i njohur si ish-kryetar i komunës ka theksuar se do të përkushtohet për fitore dhe për ndryshimin e gjendjes në komunën e Studeniçanit.
nje fjale popullore thote:,,prit magar se del bar” duke shajt dhe duke perdorur fjalor arogantesk ndaj te gjitha atyre qe nuk mendojne si politikanet tone, pa mare parasysh se kush eshte ,kjo theneja popullore shume shpejt do te realizohet ne dem te shqiptareve dhe ne dobi te atyre qe jane kunder shqipetareve.
Ju te nderuar njerez te politikes mlidhni ment ne nje tavoline dhe bashkohuni sa me pare se fundi i juaj eshte shume afer deshtimit tung.
E vertet se cdo qeverie nje dite i ven fundi,mandej vjen qeveria e re me te njejtet njerez me pak ndryshime, edhe asaj nje dite i vjen fundi,mandej vjen tjetra edhe asaj i vjen fundi e keshtu me radhe deri atehere kur do te behet baskimi i trojeve shqipetare,e atehere qeverite do te nderohen dhe do tju vjene fundi por ne korniza te kufijeve shqipetar, e jo neper qeverite e koalicioneve me slavet dhe slavicat.