Thaçi-Pacolli, koalicioni vazhdon

Thaçi-Pacolli, koalicioni vazhdon

Thaçi-Pacolli, koalicioni vazhdonKryeministri Hashim Thaçi dhe kreu i AKR-së Behxhet Pacolli
pas një “darke pune” kanë rënë dakord mbrëmë për të vazhduar koalicionin edhe pas largimit të ministrit të FSK-së, Agim Çeku nga PSD-ja në PDK.

Lajmi është bërë i ditur nga zv.kryeministri Hajredin Kuçi i cili përmes telefonit për Koha Ditore, është shprehur se palët janë pajtuar për të vazhduar bashkëpunimin.

“Jemi takuar në një darkë pune, shumë të relaksuar, ku kemi diskutuar raportet në koalicionin. Jemi pajtuar të vazhdojmë angazhimet në përballimin e sfidave dhe agjendës së përbashkët, në veçanti atë ekonomike”, ka thënë Kuçi.