Thaçi në Bruksel me platformë për Veriun

Thaçi në Bruksel me platformë për VeriunKreu i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, do të shkojë në bisedimet me palën serbe në Bruksel më 17 janar me projekt dokument për çështjen e veriut.

Sipas burimeve nga Qeveria e Kosovës, të transmetuara nga ‘Koha Ditore”, dokumenti është në fazën e hartimit dhe do të jetë gati para datës 17 janar, kur edhe do të jetë takimi i radhës mes kryeministrit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiç, transmeton RTK.

Dokumenti parasheh mbajtjen e zgjedhjeve të lira në tri komunat veriore me shumicë serbe, krijimin e komunës së Mitrovicës së veriut dhe largimin e strukturave paralele. Por, ky dokument thuhet se nuk do ta tejkalojë Pakon e Ahtisaarit.

Megjithatë, krerët e qeverisë kanë mohuar, se janë duke punuar në një dokument të tillë. Ndryshe, Beogradi zyrtar, saktësisht presidenti serb, Tomislav Nikoliç, ka dalë ditë më parë me platformën për Kosovën, ku veriun e Kosovës e sheh si Republika Sërpska e Bosnjës.