Thaçi i ofron AAK-së 7 ministri dhe zëvendëskryeministrin

Thaçi i ofron AAK-së 7 ministri dhe zëvendëskryeministrin

Institucionet e Kosovës duket se do të formohen para 17 shkurtit. Pas shumë spekulimeve të ndryshme duket se oferta e fundit që Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka dhënë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do t’i bëjë bashkë këto parti në një mandat të ri qeveritar. Burime të sigurta brenda PDK-së bëjnë të ditur se PDK-ja është e gatshme t’i ofrojë AAK-së 7 ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit.

Megjithëse nuk bëhen të ditura detajet se për cilat ministri është fjala, numri i ministrive dhe posti i zëvendëskryeministrit duket se do të jetë joshës për AAK-në. Për këtë ofertë duket se do të bisedohet edhe në Hagë në takimin që delegacioni i AAK-së i përbërë prej Ahmet Isufit, Blerim Kuçit e Ali Berishës po qëndron në Hagë në takim privat me liderin AAK-së, Ramush Haradinaj.