Teuta Kurti: ''Nuk bëj muzikë komerciale, festivalet live të japin ndjesi tjetër''

Teuta Kurti: ”Nuk bëj muzikë komerciale, festivalet live të japin ndjesi tjetër”

Teuta Kurti: ''Nuk bëj muzikë komerciale, festivalet live të japin ndjesi tjetër''Po rikthehet në skenën muzikore pas dy vitesh pauzë, këngëtarja e njohur Teuta Kurti është bërë nënë e një vajze, e tash kur Aya ka mbushur dy vite, ajo ka vendosur t’i kthehet muzikës ashtu si duhet, po realizon dy këngë për festivale dhe një tjetër me klip.

Në një bisedë të fundit këngëtarja Kurti shpreh revoltën dhe këshillon këngëtarët komercial.

Po kthehesh pas dy vitesh në skenën muzikore, cili është caku i rradhës?
Kam zgjedhur Top festin se është i vetmi festival që këndohet live, kënga është në realizim e sipër, kam marrë ftesë nga festivali dhe është një baladë moderne.

Pse pikërisht festivalet live?
Është ndjenjë tjetër kur jep emocione aty për aty dhe përjetimi i publikut është tjetër dhe të pret ndryshe është më bukur kur këndohet live.

Përvec TF, ku tjetër do e shohim Teutën?
Sigurisht që tash do marr pjesë edhe në Këngën Magjike, kam marr pjesë edhe më herët kam dalur shumë e mirëpritur dhe arsyeja që do mar pjesë përsëri është sepse ky edicion do jetë live.

Përvec këtyre dy këngëve, a ke menduar relizimin e ndonjë projekti tjetër?
Jam e mendimi për realizimin e një tjetër kënge të zhanrit jazz&soul dhe besoj se do të del dicka e bukur, kësaj kënge do i realizoj edhe klipin.

Teuta, ka kohë që je në skenë por nuk të shohim nëpër koncerte, pse?
Unë paraprakisht nuk jap koncerte dhe me këtë rast dua të jap këshilla këngëtarëve tonë, nuk është lavdatë por unë kam mbaruar shkollë për muzikë që nga fillorja deri në master krejt jeta në muzikë më ka shkuar, koncerti ka të bëj kur e bën me më së paku më së paku 20 persona orkestër, koncert me playback nuk është koncert, unë jam shkëputur nga shoubizi dhe mbaj koncerte por jo playback, nuk udhëtoj jashtë vendit sepse nuk bëj muzikë komerciale.