Tetova në panikë, qytetarët ndjejnë erë gazi

Tetova në panikë, qytetarët ndjejnë erë gazi

Tetova në panikë, qytetarët ndjejnë erë gaziQytetarët e Tetovës dhe rrethinës mbrëmë kanë alarmuar një situatë të pazakontë lidhur me ndotjen e ajrit.

Shqetësimet e mijëra qytetarëve kanë pasuar mbrëmë përmes rrjeteve sociale dhe reagimeve të tjera, duke theksuar se gjatë natës është ndjerë një erë gazi në tërë qytetin dhe zonat përreth.

Alarmi i ngjajshëm është bërë edhe nga organizata “EcoGuerilla”, e cila ka informuar se një erë gazi ka shqetësuar qytetarët duke shkaktuar problem me frymëmarrjen. “Tetova një kohë të gjatë është peng i terrorit ekologjik që po bëhet ndaj qytetarëve. Duke mos krijuar huti dhe shpekulime rreth përmbajtjes së këtij gazi, apelojmë që urgjentisht Ministria e Ekologjisë dhe komuna e Tetovës të deklarohen lidhur me gjendjen e krijuar alarmuese”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate. Sipas tyre, çdo qytetarë duhet të alarmojë probleme dhe shqetësime lidhur me ndotjen.

“Ftojmë qytetarët që të paraqiten në linjën telefonike 0800 55 043 e cila është pa pagesë dhe ëeb aplikacionin E-report Tetova, ku në çdo kohë mund ti paraqesin problemet me ndotjen e ajrit dhe ambientit”, thuhet në reagimin e Organizatës “Eco Guerrilla”.

Qytetarët kanë shprehur reagime se kjo gjendje është krijuar nga ndotësi më I madh, kombinati i hekuranës “Jugohrom”. Ata kanë shkruar se dyshimet janë se gjatë natës po digjen materiale të dyshimta në këtë shkritore, përfshirë edhe goma të vjetëruara apo material tjera me përbërje helmesh.