14mushk_1408112128_1

Tetë mënyra me të cilat mund “t’ua hidhni” mushkonjave

Asgjë nuk mund t’i prishë mbrëmjet e ngrohta të verës, sikurse mushkonjat e bezdisshme e të palodhshme. 

Por me ndihmën e disa aleatëve natyrorë gumëzhima dhe kafshimi do t’i takojnë së kaluarës. Hudhra – Nëse jeni duke planifikuar një piknik në natyrë, shtoni hudhër në menynë tuaj, disa ditë para nisjes. Insektet janë veçanërisht të ndjeshme ndaj erës së hudhrës, e cila  ndihet nga lëkura e  njerëzve.  Ndoshta, ky fakt pikërisht ka ndikuar në mitet e njohura për frikën e lugetërve nga hurdha.

Qumështi

Kafshimi i insekteve dhe djegiet nga dielli do të qetësohen me përzierjen e qumështit, ujit dhe kripës. Nevojitet që vetëm një sasi e vogël e përzierjes të vihet në vendin e kafshuar nga mushkonjat ose në vendin e djegur, në mënyrë që enzimat nga qumështi të neutralizojnë helmin të cilin mushkonjat e lirojnë gjatë kafshimit ose të qetësojnë vendin e dëmtuar nga rrezet e diellit.