Testet e thjeshta mund të zbulojnë sindromën e Daunit
Testi i gjakut gjatë shtatzënisë mund të zëvendësojë një ditë testet e shumta për sindromën e Daunit, thonë shkencëtarët.
Grave me rrezik të lartë i ofrohen aktualisht testi aminocentesis, i cili bart rrezikun e abortit, njofton BBC. Ekspertët thonë se ky test është premtues, por është në fazat e hershme.
Testi është i bazuar në seritë e “hetimeve” që i bashkëngjiten pikave specifike në një kromozom. Por, avantazhi i testimit të gjakut të nënës është se nuk është invaziv, është i shpejti dhe nuk paraqet rrezik për fetusin.