Tërrnava: Mos e lëshoni Kosovën

Tërrnava: Mos e lëshoni Kosovën

Tërrnava: Mos e lëshoni KosovënMyftiu i Kosovës, Naim Tërrnava, ka marrë pjesë në faljen e namazit të xhumasë në xhaminë e Kraishtes në komunën e Lipjanit, ku ishte i ftuar nga një grup i të rinjve për ta falur namazin e kësaj xhumaje me veshje kombëtare dhe plisa të bardhë.

Tërrnava këta të fundit i ka porositur që mos ta lëshojnë vendin dhe të mos shkojnë në vende të huaja.

“Më lejoni që nga thellësia e shpirtit dhe në emër të të gjitha institucioneve të Bashkësisë Islame t’ju uroj festën e flamurit, duke e lutur Allahun Xheleshanehu që të gëzojmë të gjitha ato që shpirti na i do dhe të ujojmë njëri-tjetrin edhe daljen në skenë të UÇK-së, por edhe ditëlindje e komandantit legjendar Adem Jashari, sepse vetëm kështu ka kuptim jeta. Vetëm kështu ka kuptim ardhmëria jonë e ndritshme që do të mbetet deri në kiamet.

Vllazën të nderuar të pranishëm dhe ju motra këtu po edhe anekënd trojeve tona etnike shqiptare: Ju urojmë këtë festë që gjeneratat e reja të kenë një ardhmëri të ngritur e të ditur, të kenë ardhmëri më të mirë se tonën dhe të punojmë që këtë mëmëdhe mos ta lëmë, mos të largohemi nga këto troje, por të ngelim këtu përkundër vështirësive ekonomike me të cilat ballafaqohemi. Buka në këtë tokë ka një domethënie të veçantë. Është e ëmbël. E, buka në vendet e huaja nuk e ka aromën e shtëpisë e pragut të derës, të tokës mbi të cilën mësuam të ecim”, ka thënë ai.