Tërmeti godet sërish Greqinë, shpallet gjendje emergjence

Tërmeti godet sërish Greqinë, shpallet gjendje emergjence

Tërmeti godet sërish Greqinë, shpallet gjendje emergjenceLëkundjet sizmike vazhdojnë në godasin Greqinë. Një tërmet me magnitude 6.1 i shkallës Rihter është regjistruar në ishullin e Qefalonisë në Detin Jon, në pjesën perëndimore të Greqisë.

Tërmeti është shënuar rreth orës 05:08 minuta me orën lokale dhe epiqendra e tij ka qenë 12 km nga qyteti i Liksurion, që u godit nga një tjetër tërmet të dielën e kaluar. Prej tërmetit, janë raportuar 10 të lënduar, të cilët pasi iu dhanë ndihmat e para u larguan në spitali.
Dëmet më të shumta materiale janë evidentuar deri tani në fshatin turistik Liksuri, ku janë goditur mjaft banesa, ndërsa ka rënë edhe muri rrethues i spitalit.

Raportet thonë se banorët të frikësuar janë hedhur nga dritaret e shtëpive, pasi lëkundja ka qenë e fuqishme. Banorët janë këshilluar mos kthehen në shtëpitë e tyre para mesditës, ndërsa shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri të mërkurën. Sipas Institutit Gjeodinamik, ditët e ardhshme priten edhe tërmete të tjerë, me të njëjtin densitet.

Nuk përjashtohet madje edhe riaktivizimi i zonës sizmike, që solli tërmetin shkatërrues të vitit 1953, i cili shkaktoi më shumë se 400 viktima.