Sot vazhdon dialogu në Bruksel

Tërmete të njëpasnjëshme, ndihen në Kosovë dhe Shqipëri

Tërmete të njëpasnjëshme, ndihen në Kosovë dhe Shqipëri
Në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës një tërmet i fuqishëm ka goditur pjesën e Ballkanit Perëndimor, për të pasuar edhe me dy tërmete tjera të magnitudës më të ulët.

Edhe dy tërmete të tjera, 15 minua pas tërmetit të fuqishëm kanë goditur Shqipërinë, njëri me magnitudë 2.2 shkalle e tjetri me magnitude 3.2 shkallë.

Saktësisht në orën 02:56 është ndie një tërmet i fuqishëm në Ballkanin Perëndimor, me epiqendër në Shqipëri.Ky tërmet, sipas informacioneve të para nga Telegrafi, është ndiher në të gjitha qytetet e Kosovës, përfshirë Prishtinën dhe sidomos pjesët jugore të vendit tonë.

Po ashtu, tërmeti është ndier në gjithë Shqipërinë, me epiqendër 64 kilometra në Veriperëndim të Tiranës, saktësisht në Rrëshen.

Sipas informacioneve të para që Telegrafi ka nga Instituti Seizmologjik Ndërkombëtar, tërmeti ishte 4.7 shkallë të Rihterit.

Tërmeti po ashtu është ndierë edhe në Maqedoni, por me intensitet më të ulët.

Ky është tërmeti i tretë pas dy tërmeteve të tjera që goditën Ballkanin Perëndimor, me epiqendrën Kosovën në dy ditët e fundit.