Tërmet në PDK, Hashim Thaçi ikë nga politika

Tërmet në PDK, Hashim Thaçi ikë nga politika

Tërmet në PDK, Hashim Thaçi ikë nga politikaLajmi i këtyre ditëve se Hashim Thaçi deklaron se, nëse fiton zgjedhjet e ardhshme nuk do të jetë mandatar i formimit të qeverisë së ardhshme bëri bujë të madhe tek mediumet e vendit dhe më gjerë.

Ku do zërë vend tash Hashim Thaçi? Në mes atyre që erdhën në majë apo tek të maturit poshtë? Hashim Thaçi nuk ngurron shumë, ai njeh vetëm një parti të cilës i qëndron besnik deri në fund; atë që është më e fortë, partinë e parasë dhe të korrupsionit.

Edhe kësaj radhe i llogaritë me mend dhe i peshon mirë e mirë votat e sheh që tash votat nuk anojnë kah ai, por vota anon kah të maturit, tek ata që populli ende nuk i ka prekë me dorë. Prandaj, tash kur karriga e tij po lëkundet, ai ulet pranë atyre burrave që kanë në dorë ministritë që ndajnë të ardhurat. Në mes tyre ndihet i sigurt, në mes tyre zë vend.

Ky lloj Perandori, i cili shokët e vjetër të tij madje edhe vëllezërit nuk i lejon ndryshe ta thërrasin pos “Shefi” nuk ka si të quhet ndryshe pos despot i ndërtuar nga intriga. Rënia e tij nuk do të jetë e zakonshme, do të jetë e vështirë për të edhe për ata që janë rreth tij./botasot/