termet-i-fuqishem-ne-shqiperi

Tërmet në Kosovë

teDivizioni  Sizmologjik në kuadër të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave njoftoi të enjten se në ora 05:58 sipas kohës lokale, ka regjistruar një tërmet me magnitudë 2.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV ballë të Merkalit.

Në njoftim bëhet e ditur se epiqendra e këtij tërmeti ishte 7.5 km në jug-lindje Vushtrrisë, gjegjësisht 18.5 km veri-perëndim të Prishtinës, ndërkaq thellësia hipoqendrore ishte 10.2 km.

Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga banorët e komunës se Vushtrrisë dhe në disa komuna përreth.