Tërmet në Bosnjë, nuk ka të lënduar

Tërmet në Bosnjë, nuk ka të lënduar

Një tërmet prej 4.9 shkallë të Rihterit ka goditur Zenicën e Bosnjes në natën mes të premtes dhe të shtunës, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar viktima e as të lënduar. Ky fakt është konfirmuar nga drejtori i Mbrojtjes Civile për kantonin e Zenicës, Sead Xhanoviç.

Ai ka thënë se qytetarët që kanë dalë nga shtëpitë gjatë dridhjeve, pasi kanë kaluar natën në rrugë, janë kthyer në shtëpi.

Tërmeti është dëgjuar në gjithe territorin e Bosnjes e Hercegovines.