Tërmet me intensitet 6.2 shkallë në Kili

Tërmet me intensitet 6.2 shkallë në Kili

Një tërmet me intensitet 6.2 shkallë të Rihterit e ka goditur pjesën veriore të Kilit, e cila është e pasur me xehe.

Zyrtarët e Kilit thonë se nuk ka pasur raporte për dëmtime ose viktima.

Kompania më e madhe e prodhimit të bakrit në botë, Codelco, njoftoi se kapacitetet e saj nuk kanë pësuar dëme.