Tërmet 4.9 ballë në Itali

Tërmet 4.9 ballë në Itali

Tërmet 4.9 ballë në ItaliQyteti i Ankonës është goditur nga një tërmet 4.9 ballësh, me thellësi 10 km, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Fatmirësisht nuk janë raportuar të lënduar por vetëm dëme jo shumë të mëdha materiale. Sipas mediave italiane, lëkundjet nga zgjatur për rreth 2 orë, nga 03:32 deri në 05:07. 

Pas tërmetit shumë njerëz, të frikësuar nga lëkundjet kanë preferuar të kalojnë natën jashtë shtëpive të tyre. Ndërkohë autoritetet nisën kontrollin.

Bregdeti i rajonit Marche është goditur disa herë nga tërmetet këto dy muaj të fundit. Tërmeti i fundit u regjistrua më 17 korrik me magnitudë 3.2 ballë.