Tërhiqen rreth 104 mijë Jaguarë e Range Rover nga tregu

Tërhiqen rreth 104 mijë Jaguarë e Range Rover nga tregu

Tërhiqen rreth 104 mijë Jaguarë e Range Rover nga treguKompania angleze, Jaguar Land Rover, ka thënë se do të tërheqë rreth 104.000 automjete të saj të markave Range Rover dhe Jaguar në SHBA, për shkak të disa problemeve të mundshme.

Nga Jaguar Land Rover kanë thënë se do të tërheqë automjetet e saj pas një vërejtjeje të bërë ditën e premte nga Administrata e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ndaj kësaj firme në Amerikën Veriore.

Jaguar Land Rover ka rikthyer rreth 78.000 automjete në Amerikën veriore për shkak se në modelet Range Rover tubacionet e frenave të para ka mundësi të shpohen dhe si rrjedhojë mund të çojë në humbjen e alkolit të frenave. Firma ka theksuar se përfaqësuesit e tyre në këto zona do të ndryshojnë këto tubacione falas për klientët e tyre.

Firma ka rikthyer modelin Range Rover dhe Range Rover Sport, prodhim i vitit 2013-2014 pasi në to ekziston mundësia që tubacionet e vakuumit të frenave të mos jenë montuar siç duhet.

Firma në të njëjtën kohë është detyruar të tërheqë edhe 5.000 copë nga modeli Jaguar XK i prodhimit të viteve 2012-2015 për shkak të problemit të sinjalit anësor të djathtë. /Koha/