Terapia e shinave

Terapia e shinave

Në rajonin Rava Buaya në Xhakarta të Indonezisë, banorët lokalë i nënshtrohen vërtetë një terapie të pazakontë në përpjekje për të parandaluar dhe shëruar sëmundje të ndryshme. Njëra prej metodave më të përdorura dhe më popullore të shërimit në këtë pjesë të Indonezisë është e ashtuquajtura “terapi e shinave”, e cila nënkupton shtrirjen në shinat e trenit. Banorët besojnë se energjia elektrike e shinave të trenit rrit vitalitetin e trupave të tyre dhe u ndihmon në shërimin e sëmundjeve siç janë hipertensioni, diabeti, reuma, shkalla e lartë e kolesterolit e shumë sëmundje tjera.

“Ndihem shumë mire tani, para kësaj terapie mezi ecja me ndihmën e bastunit por tani mund të lëvizë vetëm”, tha Hadiëinoto, pacientë. “Unë vetëm dua që të shërohem,nuk dua të bind dike që ta bëjë të njëjtën, por megjithatë nëse kalon ndonjë tren ne ngritemi dhe largohemi prej shinave”, tha Sri Mulyati,  paciente.

Mjeku Musyid Bustam thotë se çuditërisht, qëndrimi mbi shinat e trenave ndonjëherë ndihmon në kurimin e disa sëmundjeve, por që ai nuk rekomandon një terapi të tillë pasi qëndrimi mbi shina mund të sjell edhe infektime të lëkurës.
“Qëndrimi në mote të nxehtë dhe nënshtrim i trupit të njeriut me valë elektrike është terapi e cila rekomandohet shpesh here nga fizio-terapeutikët”, tha  Musyid Bustam,  mjek Male English.

Ndërkohë nga Hekurudhat e Indonezisë thonë se janë të shqetësuar për pacientët e rastit që i shfrytëzojë shinat e trenave dhe që nuk garantojnë sigurinë e tyre dhe nuk marrin përgjegjësi për ndonjë aksident. “Ne jemi të shqetësuar për këtë fakt pasi shpesh ndodh që personat që shtrihen në shina t’i kap rryma nga kabllot të cilat mund të ndodhen aty. Theksoj se niveli i fuqisë së energjisë elektrike në ato kabllo është shumë i lartë dhe pacientët e rastit mund edhe të shkrumbohen”, deklaroi  Mateta Rizalulhaq, zëdhënës i Hekurudhave të Indonezisë.

Kësaj terapie jashtëzakonisht të rrezikshme i nënshtrohen të gjithë pa dallim, prej fëmijëve deri tek pleqtë. Ata nuk i frikëson as treni në shinat fqinje përkundër faktit që Hekurudhat e Indonezisë nëpërmjet bilbordve njoftojnë se qëndrimi mbi shina është i ndaluar me ligj dhe për një aktivitet të tillë mund të dënohen madje me 3 muaj burgim. Valmir Kuçi