Tentojnë të shesin fëmijën për 10 mijë euro

Tentojnë të shesin fëmijën për 10 mijë euro

Tentojnë të shesin fëmijën për 10 mijë euroNjë çift shqiptarësh akuzohet nga policia greke se, ka tentuar të shesin një fëmijë 3 muajsh e gjysmë në një supermarket në Patra.

Sipas njoftimit të policisë, një burrë 36 vjeç dhe një grua 35 vjeçe, romë nga Shqipëria kanë rënë në kurthin e policisë.

Dy policë të kamufluar si blerës të fëmijës, kanë takuar çiftin e romëve në Patra. Shqiptarët kanë kërkuar 10 mijë euro për fëmijën e seksit mashkull, transmeton shekulli. “Takimi” ishte caktuar në parkingun e një supermarketi. Por, në vend të parave, çiftit shqiptarë i janë vënë prangat.