Tenderi i Albpetrolit dhe drejtori-shef i PD-së. Meqë po flisnim për babëzinë…

Tenderi i Albpetrolit dhe drejtori-shef i PD-së. Meqë po flisnim për babëzinë…

Tenderi i Albpetrolit dhe drejtori-shef i PD-së. Meqë po flisnim për babëzinë…Tenderi i “çuditshëm” i kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol, ka marrë sot vëmendjen e shtypit.

Është fjala për një tender që drejtori Ferdinand Murati, njëherësh drejtues i PD-së Fier (çfarë koinçidence) ka kryer për shitjen e të gjithë naftës për vitin 2013, të cilën kompania e nxjerr nga puset e veta dhe që përfiton nga marrëveshjet që kanë kompanitë koncesionare që shfrytëzojnë puset e naftës në Shqipëri.

Një dokument i zbuluar dje nga deputeti i PS, Erjon Braçe, drejtuar kompanisë konçesionare Bankers, zbulon se Albpetrol kërkon të shesë edhe sasi nafte që nuk i ka. Në shkresë theksohet se Bankers Petroleum deri në gusht kishte detyrim të kalonte në Albpetrol një sasi prej 18 mijë tonësh naftë në bazë të marrëveshjes. Sasi që, sipas shkresës, duket se nuk kishte probleme kalimi në Albpetrol.

Por, drejtori Murati kërkon nga koncesionari një nder: Të kalojë në pronësi të Albpetrol 30 mijë tonë naftë. Arsyeja kuptohet: të shesë sa më shumë, sa më shpejt, pa ardhur qeveria e re. Ajo qeveri që akuzohet nga e vjetra për babëzi…