Temperatura e larte tek fëmijet

Temperatura e larte tek fëmijet

Mendimi i parë që të kalon ndërmend teksa sheh që fëmija ka temperaturë, është ai për ta veshur, për t’i dhënë qetësues për uljen e temperaturës, apo për t’i dhënë ushqim.

Të gjitha më se të gabuara, sepse temperatura është instrumenti i mbrojtjes së organizmit kundër viruseve dhe baktereve të dëmshme që shërben për të interferuar me veprimin e tyre. Me pak fjalë është një fenomen pozitiv, që nuk duhet luftuar përtej një limiti të caktuar.

Por kjo nuk ndodh me pjesën më të madhe të prindërve sot, të cilët sapo e shohin fëmijën të digjet, alarmohen duke u përpjekur të gjejnë të gjitha mjetet e mundshme për të qetësuar situatën.

Ja se çfarë sugjerojnë pediatrit italianë në një studim të gjatë e të detajuar të publikuar në revistën tremujore “Conoscere per crescere”. Aty gjen plot këshilla për t’i ndihmuar të rriturit të administrojnë me kujdes dhe në mënyrën e duhur problemet e shëndetit me fëmijët, nipërit apo mbresat.

Temperatura
“Temperatura është një nga shkaqet më të shpeshta që i shtyn prindërit të konsultohen me një pediatër për shëndetin e fëmijës. Nuk është sëmundje, por kërkon kurat e duhura, në shumë raste edhe të papritura”, shpjegon një mjeke pediatre italiane.

Tre në dhjetë raste kur prindërit kërkojnë takim me mjekun, kanë të bëjnë pikërisht me temperaturën. Kjo e fundit mund të rritet dhe të kapë vlera më të mëdha se norma e lejuar, për shkak të veprimit të mikroorganizmave (për shembull viruset e gripit), për shkak të nxehtësisë, sforcimeve fizike, ambienteve shumë të nxehta, apo pijeve dhe ushqimeve të ngrohta.

Informacionet janë përmbledhur në bazë të literaturës shkencore dhe propozohen në formë të thjeshtë dhe të kuptueshme nga të gjithë. Para së gjithash bëhet përkufizimi i temperaturës si “rritje e temperaturës së trupit përtej limiteve normale që mund të shkojnë nga 36,5 në 37,5 gradë Celsius, sipas organizmit të njeriut”. Zakonisht temperatura më e lartë është pasditeve.

Matje korrekte
Mënyra më e mirë për ta matur është me termometrin elektronik, i vendosur poshtë sqetullës për një kohë jo më shumë se 3 minuta. Kjo është mënyra më e mirë. Më pak të sakta janë matjet e tjera me termometër në gojë apo vesh. Fëmija që ka temperaturë, duhet mbuluar lehtë, aq sa të mjaftojë për të qetësuar ethet. Nëse e ndjen që ka vapë, atëherë zbulojeni sërish.

Jo gjilpërave, sidomos nëse temperatura nuk kalon 41,6, e sidomos kur kjo ndodh në mënyrë të menjëhershme. Gjithmonë duhet të mbajmë parasysh se fëmija duhet të pijë shumë lëngje dhe të hajë shumë pak nëse ka uri. Në përgjithësi, organizmi i të vegjëlve e përballon mirë temperaturën dhe pjesën më të madhe të rasteve ilaçet për ta ulur nuk janë shumë të efektshme. Kjo shpesh i shtyn prindërit që ta zmadhojnë dozën, duke u dhënë atë të gabuarën. Pediatrit këshillojnë se ilaçet jepen vetëm atëherë kur i vogli ka një ndjesi sikleti dhe nuk është në gjendje të mirë.

Nëse fëmija i sëmurë ka shëndet të mirë, nuk i duhen dhënë ilaçe nën 38,5 gradë. Nëse vendosi ta shpini te mjeku, nuk duhet të harroni t’i thoni detaje të tjera të rëndësishme, si për shembull nëse i vogli është në terapi me ilaçe të tjera, apo nëse vuan nga të tjera patologji”.

Studimi te minjtë
Temperaturë e lartë? Nuk është e thënë që të jetë një e keqe për trupin. Ndoshta është më mirë që të mos e ulësh, nëse arrin të durohet, sepse temperatura mbi normën stimulon sistemin imunitar të njohë dhe të sulmojë me shpejtësi më të madhe agjentët infektivë. Kështu tregon një studim (te minjtë), i publikuar në revistën “Nature Imunology”.

Nga studimi u pa se temperatura dyfishonte numrin e limfociteve që kalonin mes linfonodeve (vendi ku limfocitet më të mira seleksionohen dhe shumëfishohen, për të sulmuar viruset përmes qarkullimit të gjakut). “Nuk është se u këshillojmë njerëzve të mos e ulin temperaturën e lartë të trupit, shpjegon Sharon Evans, që ka udhëhequr studimin, por rezultatet tona tregojnë disa dyshime mbi avantazhet e uljes së temperaturës.

Në fakt, kemi gjetur një mekanizëm fiziologjik që mund të ngrejë ruajtjen imunologjike të organizmit”.

Eksperimenti

Ekspertët kontrolluan efektin e temperaturës së lartë te minjtë. Kështu, në mënyrë eksperimentale u shkaktuan atyre një ngritje temperature, duke e çuar në 39,5 gradë Celsius, domethënë 2,6 gradë më shumë se normalja.

Efekti ishte vërtet interesant: bëheshin më efikase dhe më të shpejta në punën e tyre seleksionuese dhe numri i limfociteve që dërgoheshin në “front” dyfishohej. Kjo do të thotë që temperatura e bën më efikas sistemin e ruajtjes imunologjike të organizmit, që hyn shumë shpejt në aksion dhe “vendos” nën kontroll infeksionin.

Terapitë e bazuara mbi nxehtësinë kanë një histori antike, përfundon Edwards, megjithatë ky studim nuk do të thotë që temperatura e lartë nuk duhet mbajtur nën kontroll, por mund të shërbejë si pikënisje për terapitë e reja që mund të bazohen mbi nxehtësinë për të kuruar sëmundjet e ndryshme”.