Telefonia mobile, 171 milionë euro të hyra

Telefonia mobile, 171 milionë euro të hyra

Telefonia mobile, 171 milionë euro të hyraDy operatorët e telefonisë mobile në Kosovë, “Vala” dhe “IPKO”, gjatë vitit 2013 kanë arritur të realizojnë të hyra prej hiç më pak se 171 milionë euro, apo 8,9 për qind më pak në krahasim me vitin paraprak (2012), kur të ardhurat ishin rreth 188.2 milionë euro.

E nëse bëjmë një krahasim me vitin 2011, atëherë shihet se të ardhurat gjatë vitit që lamë pas janë më të vogla për 14 për qind.

Në raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike e Postare (ARKEP), thuhet se trendi i të ardhurave të telefonisë mobile në periudhën 2007-2013, ku mund të vërehet trend pothuajse rritës të të hyrave, përveç vitit 2012 dhe vitit 2013 krahasuar me vitin paraprijës të ardhurat e këtij segmenti të tregut kanë shënuar një rënie të lehtë…