Lajme.Org » Teknologji

Ruani kompjuterët nga virusi i ri shkatërrues
Një valë e re sulmesh kibernetike po kërcënon kompjuterët në të gjithë botën. Bëhet fjalë për disa e-maile që përmbajnë një lloj virusi, i cili ka aftësinë që të bëjë efektin edhe pa u hapur materiali i bashkangjitur të attachment.

Përdoruesi as nuk do të paralajmërohet fare se diçka e tillë po ndodh, pasi vetëm do të ketë një mesazh “loading”.

E-maili automatikisht shkarkon programe shkatërruese për kompjuterin tuaj në momentin kur përdoruesi klikon për ta hapur.

E-maili në vetvete nuk figuron i infektuar pasi gjeneron gjithçka pasi hapet ndaj nuk mund të pikaset paraprakisht nga sistemet e mbrojtjes.

Qualcomm gjithnjë e më mirë
Qualcomm publikoi rezultatet e afarizmit për çerekun e kaluar fiskal. Të hyrat u rritën në 4.7 miliard dollarë që është për 40% më mirë në krahasim me vitin e kaluar. Profiti ishte më i mirë për 20%, e në total ishte 1.4 miliard dollarë.

Për rritjen meritat më të mëdha i ka linja e procesorëve mobil Snapdragon e cila përdoret në një numër të madh të pajisjeve me Android dhe në të gjitha pajisjet Windows Phone.

Gjithashtu, rol të madh pati edhe iPhone 4S në të cilin përdoret çipseti i Qualcomm. Dërgesat totale të çipave gjatë çerekut të kaluar ishin rritur për 32% në vlerën rekorde prej 156 milion njësi, publikuan nga kompania.

Gjatë këtij çereku kompania pret rezultate edhe më të mira, e me optimizmin është duke e shikuar tërë vitin 2012. Të hyrat në nivel të vitit pritet të rriten në gati 20 miliard dollarë.

NASA lanson lojë në Facebook
Sa njohuri keni mbi programin hapësinor të NASA-s, Earthling? Tashmë këtë gjë mund ta provoni pasi NASA ka lansuar një lojë në rrjetin social Facebook për të testuar njohuritë tuaja.

‘Space Race Blastoff’ paraqet një sërë pyetjesh të çuditshme dhe të vështira të lidhura me tema mbi teknologjinë dhe shkencën, njofton top channel.

Përdoruesit luajnë duke zgjedhur një personazh dhe pastaj duke iu përgjigjur 10 pyetjeve me alternativa.

Ata mund të konkurojnë me përdoruesit e tjerë ose të luajnë vetëm. Ata gjithashtu mund të fitojnë pikët nëqoftëse janë të aftë t’i përgjigjen saktë pyetjeve bonus. NASA e lançoi lojën në rrjetin e madh social Facebook për të përfituar nga audienca e madhe e tij dhe që të mund të luhet mes shokësh.

BMW X6 M50d
Suksesi global i modelit koncept BMW X është rrënjosur në një nivel të performancës sportive që nuk mund të shihet në modelet tjera të veturave që tërheqin me katër rrotë.

Motorët e fuqishëm, teknologjia e avancuar e shastisë dhe sistemi i tërheqjes me katër rrotë BMW xDrive i modeleve BMW X5 dhe BMW X6, ofrojnë kënaqësi në vozitje shumë larg nga niveli i rivalëve të tyre nga i njëjti segment.

Plus kësaj, versionet e motorëve dizel me 6 cilindra të Sports Activity Vehicle dhe Sports Activity Coupe në veçanti, impresionojnë me konsumim tejet të vogël të karburantit dhe nivel të ulët të emetimit të gazrave, duke marrë parasysh mundësinë e tyre të performancës dhe konstruksionin e tyre.

Dhe modeli i ri 0BMW X6 M50d, i shtynë edhe më tutje këta kufijë, duke i quar në përsosmëri në aspektin e performancës sportive, harmonisë konceptuale dhe efikasitetit.

Karroceri aerodinamike, ambient sportiv i interierit

Dizajni ekskluziv i eksterierit dhe interierit në modelin BMW X6 M50d, ofron një balancë të qartë vizuale dhe të optimizuar si dhe një rritje të kënaqësisë së vozitjes.

Prania e saj të fuqishme dhe kontura tre-dimensionale trupit, e bëjnë pjesën e përparme tejet tërheqëse për sy. BMW X6 M50d vjen me fellne standarde 20 inç alumini M Light me dizajn të fletëzave të dyfishta. Një pamje e mahnitshme ofrohet edhe në brendi, duke përfshirë pragun e dyerve me logon “M Performance”, logoja “M50d” në panelin e instrumenteve, dorëza e transmisionit me logon M, timon lëkure po ashtu me logon M, pastaj shiritat nga alumini në tavan në modelin Anthracite dhe Brushed Aluminium Shadow, etj.

Ky model vjen me ulëset standarde tejet ekskluzive dhe sportive Alcantara/Nappa M, të cilat ofrojnë rregullim në mënyrë elektronike dhe funksionin e memorizimit të pozitës së uljes. Ulëset m ngjyrë të zezë, janë të zbukuruara me qepje me kontrast të bardhë dhe logo M.

Në mesin e pajisjeve tjera standarde, janë edhe dritat kryesore Xenon në kombinim me ato të ditës LED, Kontrolli i vozitjes me funksionin e frenimit, kondicioneri 2-zonal, sensori për shi, Radio Professional dhe sistemi i kontrollit iDrive.

Sa i përket listës së pajisjeve opsion, ajo përfshinë Comfort Access, kulmin panoramë, dyert me funksionin e mbylljes së butë automatike (Soft Close Automatic), ulëse aktive dhe me ngrohje, sistem navigacioni dhe sistem për argëtim i audios i kualitetit të lartë. Sa i përket çmimeve, ai bazë do të jetë 85.800 euro, ndërsa ky çmim rritet varësisht nga lloji i pajisjeve.

Teknologjia M Performance TwinPower Turbo, rrit performancën sportive

Rritja e forcës së motorëve dizel e bëjnë modelin BMW X6 M50d edhe më efikas dhe më sportiv. Motori i zhvilluar për BMW M Performance Automobiles, ai 3.0 litërsh, gjeneron një forcë prej 280 kW/381 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 740 Nm, duke bërë që modelit BMW X6 M50d, t’ia kenë zili të gjitha modelet e tjera rivale në këtë segment.

Ky model përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për vetëm 5.3 sekonda, ndërsa edhe pse mund të arrihet shpejtësi më e madhe, ajo në mënyrë elektronike është e kufizuar në 250 km/h. Dhe dikush do të mendonte se një motor me performanca kaq të fuqishme, do të nënkuptonte edhe harxhime më të mëdha, por e kanë gabim, pasi harxhimet janë vetëm 7.7 litra për 100 kilometra të kaluara.

Në anën tjetër, sistemi i tërheqjes me katër rrotë BMW xDrive All-Wheel, përdor një pedale fraksioni e kontrolluar në mënyrë automatike për të shpërndarë fuqinë e motorit mes rrotave të përparme dhe atyre prapa në mënyrë të ndryshuar, varësisht prej situatës.

BMW X6 M50d

2993 cc

Shpejtësia

250 km/h

Fuqia

381ps

Harxhimet

7.7l / 100 km

Teknologjia

Sa i përket listës së pajisjeve opsion, ajo përfshinë Comfort Access, kulmin panoramë, dyert me funksionin e mbylljes së butë automatike (Soft Close Automatic), ulëse aktive dhe me ngrohje

Interieri

Një pamje e mahnitshme ofrohet edhe në brendi, duke përfshirë pragun e dyerve me logon “M Performance”, logoja “M50d” në panelin e instrumenteve, dorëza e transmisionit me logon M, timon lëkure po ashtu me logon M

Shpejtësia

Ky model përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për vetëm 5.3 sekonda, ndërsa edhe pse mund të arrihet shpejtësi më e madhe, ajo në mënyrë elektronike është e kufizuar në 250 km/h

Harxhimet

Dhe dikush do të mendonte se një motor me performanca kaq të fuqishme, do të nënkuptonte edhe harxhime më të mëdha, por e kanë gabim, pasi harxhimet janë vetëm 7.7 litra për 100 kilometra të kaluara

Motori

Motori i zhvilluar për BMW M Performance Automobiles, ai 3.0 litërsh, gjeneron një forcë prej 280 kW/381 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 740 Nm, duke bërë që modelit BMW X6 M50d, t’ia kenë zili të gjitha modelet tjera rivale në këtë segment

10 eksabajt hapësirë në disk
Cleversafe është kompania e cila shfrytëzuesve u ofron “hapësirë të pakufishme të diskut” në re, për cilën gjë kanë krijuar sistemin e shpërndarë për deponimin e të dhënave, kapaciteti i së cilit tejkalon 10 eksabajt (10 EB). 10 eksabajt janë 10 mijë petabajt, respektivisht 10 milion terabajt.

Sistemi është i bazuar në Cleversafe Portable Datacenter (PD), i cili përbëhet nga 21 kabinete për harduer të rrjetës dhe harduerin për deponimin e të dhënave (pra, disqe të forta), të cilët përmbajnë krejtësisht 189 nyje deponimi.

Secila nyje përbëhet nga 45 copë të disqeve 3-terabajtësh, me çka arrijmë në shifrën prej 25,515 terabajt për një qendër të të dhënave (PD). Në një vend ndodhen 35 PD, pra një vend mund të mbaj 893,025 terabajt. Kjo natyrisht nuk është e tëra – Cleversafe ka krejtësisht 16 lokacione të këtilla, pra 14,288,400 terabajt të shpërndarë në 4.7 miliard disqe të forta. Natyrisht, duhet pasur parasysh edhe refundimin për hir të sigurisë së të dhënave, pra në mënyrë efektive mund të deponohen pak më pak se 14 eksabajt të dhëna të shfrytëzuesve.

Shërbimi i Cleversafe i dedikohet kryesisht data-miningut, pra analizave të sasive të stërmëdha të të dhënave, që mund ti doket interesant qeverive dhe agjencive të mbrojtjes. Përndryshe, ata kanë filluar ndërtimin e një sistemi të këtillë për shkak se kanë vërejtur se ka interesim për atë – qeveria federale he ofruesit e shërbimeve të telekomunikimit iu kanë parashtruar pyetjen se sa do të ishte e mundur që të krijohet një qendër e të dhënave për 10 eksabajt.

HTC zvogëlon ofertën
Sipas fjalëve të shefit të HTC-së në Britani të Madhe Phil Roberson, kompania është duke e ndryshuar taktikën në ofertën e vet. Politika e deritashme “e vërshimit të tregut me sa më shumë modele” nuk po jap rezultatet e dëshiruara.

Sipas fjalëve të përfaqësuesit të kompanisë, vitin e kaluar “janë munduar së tepërmi”, e rezultati i asaj pune ishte tejngopja e tregut me modelet që kishin dallime të vogla.

Në vend të kësaj, këtë vit do të orientohen në zhvillimin e “të veçantës”, respektivisht në numrin më të vogël të pajisjeve, por të cilat do ta kishin ndonjë karakteristikë veçuese që do ti bënin ata të dallohen nga të tjerat.

Profiti i HTC-së gjatë çerekut të fundit të vitit të kaluar ishte zvogëluar për 25% në krahasim me çerekun e njëjtë një vit më herët. Kompania e pati filluar vitin 2011 mirë, kështu që edhe viti përfundoi me rritje të mirë të të hyrave dhe profitit.

Merimanga e FBI-së për rrjetat shoqërore
Në FBI kanë bërë gati një vegël (spider, crawler) i cili rregullisht do të vizitoj Facebookun, Twitterin dhe rrjetat tjera shoqërore ashtu që FBI të mund të marr vesh ose parashikoj rreziqet potenciale.

Natyrisht, këtu kryesisht bëhet fjalë për sulmet e kolektivit haktivist Anonymous, aktivitetet e të cilëve deri tani në të vërtetë nuk ishin aq të vështirë për tu përcjellë për shkak se përmes disa faqeve të veta në Twitter shkruanin se çfarë po ndodhë, respektivisht cilat ueb-faqe janë duke rrëzuar.

Por përcjellja metodike e sa më shumë llogarive të jetë e mundur në sa më shumë mediume FBI-së do të duhej ti ndihmonte që të parashikoj sulmet e ardhshme, respektivisht të provoj ti parandaloj ata edhe para se të fillojnë, e mundësisht edhe të kuptoj se kush janë individët të cilët janë kyçur në sulme. /Telegrafi/

Twitter përgatitet të bllokojë cicërima
Twitter gjatë ditës së enjte lajmëroi që e ka teknologjinë që mund të bllokojë cicërimet e përzgjedhura në shtetet e veçanta.

Më parë, nëse një qeveri diku në botë e kishte bërë ndonjë kërkesë të ligjshme për të bllokuar një cicërimë, Twitter duhej ta bllokonte atë cicërimë në mbarë në botë.

“Duke filluar që sot, ne ia japim vetes mundësinë që në mënyrë reaguese të ndalojmë përmbajtje nga përdoruesit në një shtet të posaçëm – derisa e mbajmë atë të gatshme në tërë botë” thuhet në blogun e ndërmarrjes Twitter.Kjo është ajo që do të shihet nëse një cicërimë ndalohet në një shtet të caktuar:

“Ne ende nuk e kemi përdorur këtë aftësi, por nëse dhe kur ne na kërkohet që ta ndalojmë një cicërimë në një shtet të veçantë, ne do të përpiqemi që t’ua bëjmë me dije përdoruesve, dhe ne atë qartësisht do ta shenjojmë kur përmbajtja do të jetë fshehur,” thuhet më tej.

Pyetja më e pritshme tani mund të jetë se çka do të bëjë Twitter kur ata që e duan lirinë, si ata që kanë marrë pjesë në pranverën arabe gjatë vitit të kaluar, cicërojnë mospajtueshmërinë ose e përdorin shërbimin për të organizuar ndonjë protestë. A do të pajtohet Twitter nëse një qeveri diktatoriale dëshiron t’ua mbyllë gojën njerëzve të vet.

Qeveritë autoritare zakonisht e injorojnë rrjetin Twitter ose e ndalin tërë shërbimin, thotë ndërmarrja. Ata nuk kërkojnë që të kufizohen cicërime të posaçme. Kur Twitter e bllokon përmbajtjen, ky rrjeti do të postojë një lajm për veprimin e vet në Chilling Effects, që është ky një projekt i bashkuar për të drejtat online nga Fondacioni Kufijtë Elektronikë dhe shkollat ligjore në Harvard, Standford, Berkeley, Universiteti i San Francikos, Universiteti i Maines dhe Universiteti George Washington dhe Shkolla Universitare e Ligjit Santa Clara.

Faqja e tanishme Chilling Effects e rrjetit Twitter për momentin paraqet që ndërmarrja Twitter ka bllokuar një numër të cicërimave për shkak se ato përfshijnë shkelje të dyshuara të Digital Millenial Copyright Act (DMCA).

Nokia humbet pozicionin e liderit në treg
Gjiganti i telefonave mobilë, Nokia, ka bërë të ditur se shitjet e tij kanë rënë për 21 për qind.

Rrjedhimisht, Nokia tha se të ardhurat e saj neto kanë rënë në 10 miliardë euro – nga 12.6 miliardë – në çerekun e katërt të 2011-ës.

Kompania finlandeze ka humbur pozicionin e saj dominues në treg, me shfaqjen e telefonave Android dhe iPhone.

Celularë spiunë!
Celularë që spiunojnë! Skandali ka shpërthyer pak muaj në SHBA, ku u zbulua se një software ‘spiun’ është instaluar në aparatet smartphon, të përdoruesve nga mbarë bota.

Spiuni, quhet ‘IQ Carrier’ dhe është i aftë të regjistojë pozicionin e paisjes dhe si pasojë të përdoruesit, nëpërmjet GPS-së të integruar, duke regjistruar  mesazhet e dërguara, numrat thirrës, imazhet e dërguara, kërkimet në Web.

Me pak fjalë ‘IQ Carrier’, regjistron gjithcka që bën një përdorues nëpërmjet telefonit të tij, më pas të dhënat i’a dërgon prodhuesve të telefonit dhe disa operatorëve të telefonisë celulare.

Softwar-i është zbuluar nga një hacker i ri amerikan, i cili e ka kundërshtuar një përgjim të tillë, pa lejen dhe autorizimin e përdoruesit të telefonit.

Me sa duket, pajisjet e prekura janë smartphone të tipit: Android, Symbian, Nokia, BlackBerry, iPhone iPhone OS me të, Samsung dhe HTC, për një total prej më shumë se 150 milionë paisje. Lajmi bëri bujë menjëherë, duke nxitur reagime të konsumatorëve dhe pronarëve të smartphone.

Facebook, shpejt “Timeline” i detyrueshem per te gjithe
Facebook e kishte paralajmëruar prej disa javësh: modaliteti “Timeline” do të bëhet i detyrueshëm për të gjithë përdoruesit, në mënyrë automatike.

Nuk është dhënë kurrë një datë e saktë për një event të tilë, por gjatë orëve të fundit, në blogun zyrtar të rrjeteve sociale ka dalë një lajm i ri, që lë fare pak dyshime: brenda pak kohësh, edhe përdoruesit që deri tani nuk kanë dashur të zgjedhin këtë opsion, do të gjejnë shumë shpejt profilet e veta të modifikuar.

Me “Timeline”, Facebooku ka dashur të ofrojë një mënyrë të re për të shfaqur përbërësit të organizuar në një rend kronologjik dhe me instrumente të ndryshëm për çdo imazh, shënime, apo “update”-ime të thjeshta të statusit. Që në muajin dhjetor ka qenë e mundshme të përdoret “Timeline”, por gjatë javëve të fundit janë futur opsione dhe aplikacione të reja. Nxjerrja e parakohshme e kësaj risie për Facebook ishte një mënyrë për t’u dhënë kohë përdoruesve të personalizojnë “ditarin” e tyre.

Duke bërë një rrugëtim në kohë, çdo përdorues mund të eliminojë elementë, apo t’ua fshehë grupeve të kontaktit dhe të krijojë një version sa më të mirë në bazë të gustove e nevojave.

Kalimi në metodën e re, gjithsesi, do të jetë progresive. Përdoruesit që nuk e kanë aplikuar ende, do të marrin një lajmërim të fundit dhe do të kenë një limit prej shtatë ditësh për të personalizuar “Timeline” dhe për ta aktivizuar.

E pasi të keni aktivizuar këtë modalitet, s’do të jetë më e mundshme rikthimi në vizualizimin e mëparshëm.

Gjithsesi, nëse pas 7 ditësh, nuk e keni zgjedhur ende versionin “Timeline”, atëherë do të publikohet në mënyrë automatike nga Facebook, që do të veprojë për një riorganizim të faqes, duke përdorur informacionet e pranishëm në profil.

iPad me më së paku ankesa tek tabletët
Web sajti FixYa, i specializuar për pyetje dhe përgjigje, ka krijuar një listë me pajisjet me të cilat kanë pasur më së shumti probleme shfrytëzuesit, dhe më pas kanë kërkuar përgjigjet nga redaktorët e sajtit.

Ta zëmë, sajti tregon qartë trendin mes pronarëve të iPhoneve të cilët duan të ndërrojnë baterinë apo të përmirësojnë kualitetin e sinjalit, ndërsa pronarët e telefonave Android kanë raportuar ngecje të ndryshme të sistemit dhe interfejsit, madje edhe probleme me ekranin.

Sipas FixYa, iPadi është bindshëm tableti më pak problematik me numër shumë më të vogël të pyetjeve dhe problemeve në krahasim me konkurrencën e Android, ndërsa në fushën e konzolave për lojëra prin Xbox 360, por nuk është fort larg prej PS3. Është interesant që pajisjet më problematike doli të jenë Coby Kryos dhe Galaxy Tab.

Natyrisht, këto statistika të këtij sajti nuk duhet domosdo të pasqyrojnë edhe gjendjen reale në terren pasi që ka një audiencë të kufizuar.