TEB dhe USAID ndihmojnë bujqit

TEB dhe USAID ndihmojnë bujqit

TEB dhe USAID ndihmojnë bujqitNga marsi i këtij viti, të gjithë bujqit mund të blejnë pajisje të bujqësisë pa kamatë. Kjo është bërë e mundur nga Banka TEB në bashkëpunim me USAID-in amerikan, raporton KTV.

Zyrtarë të kësaj banke kanë bërë të ditur se me këtë kartelë që do të funksionoj njëjtë sikur Starkartela do të mund të blihen pajisje për bujqësi dhe pagesa e tyre do të nis tek pas marrjes asaj që e ka mbjellë. Sipas tyre, bujqit blerjet do të mund t’i bëjnë vetëm tek partnerët e bankës dhe se me këtë kartelë nuk mund të bëhet tërheqje e parave.

Nga ana tjetër, zyrtarë të USAID-it kanë thënë se shpresojnë që me këto hapa të ndërmarra t’u ndihmohet bujqve për zhvillimin e tyre dhe rritjen e eksportit.