Teatri Kombëtar i Kosovës lobon për anëtarësim në Unionin Evropian të Teatrove

Teatri Kombëtar i Kosovës lobon për anëtarësim në Unionin Evropian të Teatrove

Teatri Kombëtar i Kosovës lobon për anëtarësim në Unionin Evropian të TeatroveMenaxhmenti i institucionit më të lartë teatror në vend po lobon që të bëhet pjesë e Unionit Evropian të Teatrit. Samiti i përgjithshëm i këtij organi do të mbahet në kryeqytetin shqiptar, në mars të këtij viti.

Teatri Kombëtar i Kosovës dhe ai i Tiranës i janë përvjelë punës për prodhimin e një shfaqjeje të përbashkët, e cila do të hap këtë samit. Nën regji të Ilir Bokshit, shfaqja “Mbreti Edip” po punohet në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. 

Drejtoresha e përgjithshme e TKK-së, Burbuqe Berisha, është optimiste për anëtarësimin e institucionit që drejton, në njërin prej mekanizmave më të rëndësishëm të Teatrit në Evropë.

“Ne kemi bërë kërkesën për anëtarësim, dhe shfaqja që jemi duke përgatitur në bashkëprodhim me Teatrin e Tiranës do ta hapë atë samit”, ka thënë Berisha. “Po mundohemi që të lobojmë në të gjitha format e mundshme që të jemi pjesë e këtij mekanizmi”, ka thënë Berisha , shkruan sot më gjerësisht “Koha Ditore”.