Të shqetësuar me zhvillimet në Luginë të Preshevës

Të shqetësuar me zhvillimet në Luginë të Preshevës

Të shqetësuar me zhvillimet në Luginë të PreshevësDeputetë të Kuvendit të Kosovës kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me zhvillimet e fundit në Luginë të Preshevës si dhe reagimet që pasuan në Kosovë me dëmtimin e varrezave të serbëve lokal.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti tha se akti i largimit të lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së nga sheshi në Preshevë, ishte një veprim i dëmshëm i ndërmarrë nga autoritetet serbe që ka dëmtuar si raportet e shtetit serb me shqiptarët e Luginës, ashtu edhe procesin e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

“Në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, proces ky i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, është Beogradi ai që po minon këtë proces duke bërë veprime të cilat kanë shkaktuar indinjatë të thellë jo vetëm te banorët e Luginës, por edhe te shqiptarët e Anamoravës dhe gjithkund në rajon”, theksoi Pajaziti.

Ndërkohë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu tha se interesat e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës nuk janë mbrojtur fare nga Prishtina zyrtare.

Ai ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin dhe Qeverinë e Kosovës për premtime të rrejshme që u kanë dhënë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, përderisa të drejtat e tyre, sipas tij, nuk janë përmendur fare në kuadër të dialogut që po zhvillohet me Serbinë.

“Është pikërisht çështja e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvexhë ajo që u shndërrua në atmosferën relaksuese përgjatë këtyre negociatave. Aludohej herë në këmbim territoresh e në të drejtat e tyre. Për shkak të kësaj, shqiptarët atje i kthyen plotësisht sytë kah Prishtina me shpresë që të drejtat e tyre do të shtroheshin në takimet e Thaçit me Daçiqin dhe pikërisht për shkak të kësaj që atyre iu premtua, ata edhe i përkrahen negociatat. Shqiptarët atje vazhdonin të duronin terrorin e dhunën nga Serbia”, ka thënë Aliu.

Akti i largimit të lapidarit në Luginë të Preshevës kishte nxitur reagime zinxhirore në Kosovë, ku persona të paidentifikuar, nëpër lokacione të ndryshme, kishin dëmtuar varrezat e serbëve lokalë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Liberale Serbe, Sasha Millosavleviq tha se këto janë akte të papranueshme.

Ndërsa falënderoi qeverinë për vendimin që t’i mbulojë shpenzimet për riparimin e varrezave të dëmtuara, ai kërkoi që organet të ndërmarrin masa që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

“Ngjarje të tilla ngadalësojnë procesin e vendosjes së demokracisë në shoqërinë tonë. Thellojnë jotolerancën ndëretnike, rrezikojnë lirinë e bashkësisë serbe, na kthejnë parapa dhe janë pengesë e madhe në rrugën drejt pajtimit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë”, ka thënë Millosavleviq.

Zhvillimet e fundit në Luginë të Preshevës dhe gjendja e vazhdueshme nën tension në veri të Kosovës cilësohen si çështjet më të ndjeshme që mund të ndryshojnë edhe rrjedhën e dialogut Kosovë – Serbi, që po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe që si synim ka arritjen e një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve dhe vendosjen e një bashkëpunimi ndërmjet dyja vendeve.

  • MOSJA-SKREP NETE THAT

    DEPUTETET E SHQETSUAR PER LUGINEN EPRESHEVES ME FJAL PO AME VEPRA JO MUPAS KAN TE SHQETSUN ISHIN SHKUE ATJE ASNJANIT SJA MAJTI BITHA ME SHKUE MIDAL ASAJ TOKE ZOT JO MERRENA ME FJAL TE SHQETSUN JO MOS IMASHTRONI POPULLIN KJO ASHT BARAZ KUR NJIHER BUGART APOSHUM HER IKAN RA KOSOVAE NJI PLAK SAKAT JET NE OD VIN BUGART JA ZAN MANXERRKAT VIR MBI AGJAK PLAKU PSHTJELLKE NJI DUHAN DHE JU THOJKE BURRA MOS JA SHKEPNI NE TE THAT SE E KAM TULLUSUM AJ PLAKU SDITKE SE ISHIN BUGART EDHE KTA PARLAMENTARET TON KJO ASHT ME PIJE LLALLT NER HIJE TE DUDIT EDHE ME THAN UFA BRE QI KA KAN AVALLAHI ME SHKUE ME MBROJT LAPIDARIN SJAV KAM MAJT PRAPANICA SE KUSH ME ORRNUEPER TA KUSH ME PIJE KAFE PERTA KUSH ME HANGER DARKA PER TA JO NAJEMI ME HISTORI TE PARET POTASH KEMI NGEL TE MRAMET ME PORDH NUK QITET LAKNURI PO DUHESH ME PAS MATERJAL JEMI TE SHQETSUAR AHHAAHAHAH SHUM MARRE JU KOFT BILUM MOS RRENI QE KU EKEMI MITROVICEN MRENA KUFIJVE KUSH SGUXON ME DAL ANENA AS PI QEVERITARVE AS PI POLICVE TE ARMATOST DERI NE DHAM HAHAHHA GJIGJA BUBA SE SHKAVI PJU RRI HAZER ME SNAJPERK SHQIPTARI SHA MA BUK KALAMOJT SI AZEM BEJTA ADEM JASHARI AGIM RAMADANI ZEFIR PAJAZITI ESHUM TE TJER JO JO MOSJA SHKREPNI NETE THAT SE EKAM TULLUSUM KSHTU THOJKE PLAKU I ODES BUGARVE SE DITKE SE QKA JAN AS ATA AS NA NUK REZISTUM MARRI NA KOFT KREJTVE EDHE MUE TE PARIN EREN NEVE KREJTVE BILUM MOS BAN HOP PA KCYJE PRAGUN KALONI SA MA MIR PO MOS RRENI PER SE TERMI

  • ilir gjoka

    deputetet shqiptare bashke me te { kosoves] duhet ti maresh dhe ti pjekesh ne hedhe, se mashalla jane bere si vicat duke henger ne korrize te popullit shkrete.ata e kane mendjen si te vjellin per vete dhe te mbushin xhepat e vete,,,, populli nuk egzisto per ta dhe jo qe te vrasin mendjen per lapidarin,per ata ka popull vetem kur jane votat.mjere ne te shkretit per politikane qe kemi,,,,,,,,,, sali berisha eshte si enveri ne pushtete,edi rama vodhi 8 vjete kryetare bashkie dhe tani do kryeminister,sali mashtrusi eshte patriote para votimeve se para 2 vjete i fala grekut detin,,,i lutem zotit te na ndimoje,,,,,,per mua zoti bekofte americen..