Të përmbyllet pakoja ligjore për liberalizimin e vizave

Të përmbyllet pakoja ligjore për liberalizimin e vizave

Të përmbyllet pakoja ligjore për liberalizimin e vizave Është mbajtur sot takimi i radhës i Komitetit Drejtues për Liberalizim të Vizave, për të diskutuar pakon e ligjeve nga Procesi i liberalizimit të vizave, që derivojnë nga komentet e Komisionit Evropian për draftligjet të parapara në Udhërrëfyesin, si dhe pët raportin rreth liberalizimt të vizave për Kosovën. Pjesëmarrës në këtë takim ishin: Kryeministri i Kosovës, ministrat relevantë, sekretarët e përgjithshëm dhe zyrtartë të tjerë kompetentë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës. Z. Hashim Thaçi përgëzoi ministrat dhe stafin e tyre për përkushtimin e dhënë deri më tani. Ai njëkohësisht kërkoi që po ky ritëm të vazhdojë edhe më tutje në mënyrë që procesi të ecën me ritëm sa më të përshpejtuar, duke pasur parasysh përkrahjen politike që gëzon Kosova, atëherëë çështjet teknike duhen avancuar për t’i prirë këtij procesi. Kryeministri ndër të tjera potencoi se nuk ka kohë për t’u humbur dhe se plotësimi i kritereve teknike duhet të përmbushen sa më parë.

Ndër të tjera kryministri Thaçi tha se “Siç kemi diskutuar disa herë në takimet e kaluara, procesi i liberalizimit të vizave vazhdon të mbetet një nga prioritetet kyçe. Pres nga ju të finalizoni të gjitha aktet ligjore, nënligjore dhe strategjitë e nevojshme, të përmbyllim këtë pako legjislative, derisa njëkohësisht kërkojë nga ju të angazhoni stafin tuaj në zbatimin e shpejtë dhe të pa kompromis të kritereve nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave dhe adresimin e plotë të rekomandimeve të Brukselit.”

Ndërsa në fjalën e saj drejtuar të pranishmëve ministrja Çitaku rikujtoi se qëllimi ynë është që këto ligje t’i aprovojmë në të gjitha instancat gjatë muajit korrik dhe të informojmë Komisionin Europian që e kemi përfunduar pjesën legjislative dhe të kërkojmë nga ata që të fillojnë urgjent monitorimin e zbatimit të të gjitha kritereve për liberalizim të vizave.

Duke folur për hapat e mëtutjeshëm që duhet ndërmarrë dhe duke pasur parsysh urgjencën me të cilën duhet punuar, ministrja Çitaku shtoi se: “ Parlamenti Europian ka zgjedhje vitin e ardhshëm dhe nga mesi i vitit të ardhshëm pritet të zëvendësohen të gjithë komisionerët e BE-së dhe euro-parlamentarët, kështu që përkushtim i yni maksimal është të përfundojmë të gjitha punët dhe të marrim liberalizimin e vizave sa më shpejtë që të jetë e mundur, brenda këtij mandati të Parlamentit dhe Komisionit Europian.”