Të paktën 19 persona humbën jetën në nël aksident hekurudhor në Egjipt

Të paktën 19 persona humbën jetën në nël aksident hekurudhor në Egjipt

Të paktën 19 persona humbën jetën në nël aksident hekurudhor në EgjiptNëntëmbëdhjetë njerës janë vrarë dhe më shumë se 100 janë lënduar kur një tren me pasagjer ka dalë nga shinat në jug të kryeqytetit egjiptian Kajro.

Treni ishte duke bartur rekrutë të ushtrisë.

Ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me shkaktarët e aksidentit e cili ndodhi në të njëjtin muaj që Presidenti Muhamedi Morsi emëroi një ministër të ri të transportit i cili është një anëtar i grupit të tij në Vëllazërinë Muslimane.

Rrugët dhe hekurudhat në Egjipt janë në gjendje të keqe dhe në nivel të ulët të sigurisë.

Aksidenti më i firkshëm hekurudhor në Egjipt ndodhi në vitin 202, kur nga zjarri në tren humbën jetën 363 persona.