Të mirat e qepes se re për shëndetin

Të mirat e qepes se re për shëndetin

Të mirat e qepes se re për shëndetinPërveçqë është e shijshme dhe e pazëvendësueshme në shumë specialitete, qepa e re është e rëndësishme edhe për shëndetin e organizmit.

Sasia e ujit në qepën e re mund të jetë edhe deri në 90 për qind. Kjo do të thotë se ka më pak karbohidrate dhe që lirisht mund ta konsumoni si mollën nëse e preferoni të vetme. Gjithashtu, është e pasur me vitamina dhe minerale. Përmban sasi të lartë të vitaminës C, por edhe vitamina të grupit B, vitaminë K dhe provitaminë A. Nëse e konsumojmë të zier, do ta ndjejmë dobinë e qepës së re për shkak të fibrave, gjë që është e rëndësishme për një tretje të mirë.

Është e shkëlqyeshme për shëndetin e zemrës, sepse parandalon shtresat gëlqerore, përkatësisht krijimin e droçkave, dhe mbron nga bllokimi i enëve të gjakut dhe tromboza. Qepa e re u ndihmon edhe personave që kanë probleme me sheqer në gjak falë veprimit hipoglikemik.