Të mirat e preshit?

Të mirat e preshit?

Të mirat e preshit?Preshi përmban sasi të dukshme të kemperolit, flavonolit natyral nga familja e flavonoideve. Shumë studime pohojnë se m’u për shkak të kësaj preshi e redukton rrezikun nga sëmundjet kronike, veçanërisht nga kanceri.

Gjithashtu e ndihmon sistemin kardiovaskular, duke i mbrojtur enët tona të gjakut. Përveç kësaj, preshi është burim i pasur me vitaminë A, e cila e përmirëson shikimin dhe e forcon sistemin e imunitetit, ndërsa përmban edhe vitaminë K të rëndësishme për eshtrat, si dhe mangan. Preshi gjithashtu përmban vitaminë B6, e cila e redukton nivelin e homocisteineve në gjak dhe kështu e rregullon nivelin e këtyre aminoacideve jo-proteina që lidhen me sëmundjet e zemrës, krijimin e droçkave në gjak dhe me sulmet në zemër. Edhe pse është një shtesë e shkëlqyeshme për gjella, nëse nuk zihet mjaftueshëm, mund të ketë shije të pakëndshme.

Për këtë arsye këshillohet që me rastin e përgatitjes së ndonjë çorbe mjafton që në të të qiten vetëm disa rrotëza të preshit, ndërsa i fërguar në gjalpë ka një shije shumë të mirë. Të tillë mund ta shërbeni me pasta, proshutë, djathë dhe domate, ose me pure patatesh e si shtesë mund ta përdorni me salsiçe, apo peshk të pjekur.