Të mirat e koprës

Të mirat e koprës

Të mirat e koprësKopra është një produkt i cili ju ndihmon për një shëndet më të mirë. Degët, farat dhe rrënjët e koprës janë pjesë përbërëse të çajeve për pastrimin e organizmit, vaji esencial, i cili e lufton fryrjen, qetëson dhimbjen e barkut dhe zorrëve dhe veprim kundër helmimit.

Vaji i pastër esencial fitohet me distilimin nga farat, ndërsa rekomandohet edhe konsumimi me sheqer apo në ujë për t’i trajtuar dhimbjet e fytit dhe ngjirjen e zërit. Gjithashtu rekomandohet për përdorim të jashtëm, për masazh.

Në vend të sallatës së gjelbër, provoni që në sandviç tuaj të preferuar të vendosni kopër të copëtuar të freskët ose hidhni jogurt duke i shtuar nenexhik të sapo-copëtuar. Kopra është një nga bimët më të vjetra shëruese është e shkëlqyer për problemet e tretjes dhe për ftohjet.

Kopra njihet si një burim i shkëlqyer i kaliumit, burim i mirë i manganit, është një burim i shkëlqyer i vitaminave. Në cilësinë e përgjithshme të përmbajtjes ushqyese veçohen flavonoidet dhe kuercetina, glikozidet e ndryshme të cilat kanë efekt të fuqishëm antioksidant.

Si ta zgjedhim atë?
Nëse blini kopër, zgjidhni kokërza më të vogla të cilat janë më të forta dhe më pak fijore. Shmangni koprën që ka lule në kërcell, sepse kjo është një shenjë që nuk është i pjekur.

Koprën ruajeni në pjesën e frigoriferit për perime deri në katër ditë, edhe pse më së miri është të përgatitet të njëjtën ditë pas blerjes, sepse duke qëndruar e humbet aromën e tij.

Farat e thata të koprës ruani në një enë të mbyllur fort në një vend të ftohtë dhe të thatë deri në gjashtë muaj.