Të merkuren luhet miqësorja Kosovë -Gjermani

Të merkuren luhet miqësorja Kosovë -Gjermani

Të merkuren luhet miqësorja Kosovë -GjermaniMë 27 shtator do të zhvillohet një ndeshje miqësore ndërmjet veteranëve të futbollit të Gjermanisë dhe të futbollit të Kosovës.

Kjo ndeshje është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).Ndeshja revyale mes veteranëve tonë dhe atyre gjermane është arritur pas takimit që kishte kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri me kryetari e Federatës së Futbollit të Gjermanisë(DFB) z. Wolfgang Niersbach.

“Sot më 24 gusht kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri është pritur në takim nga kryetari i kampionëve të botës në futboll, i Federatës së Futbollit të Gjermanisë(DFB) z. Wolfgang Niersbach dhe nënkryetari z. Rainer Milkoreit.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ish ambasadori i Kosovës z. Vilson Mirëdita, vëllezërit Zija e Nexhat Shoshi dhe Fehmi Konxheli, të cilët tash e disa vite kanë bërë të mundur miqësinë me Federatën e Futbollit të Gjermanisë dhe të FFK-së dhe këto takime janë rezultat i kësaj miqësie.

Kryetari Vokrri ka falënderuar mikpritësit për ftesën dhe kohën që kanë ndarë për delegacionin e FFK-së, duke shprehur mirënjohjen e thellë për DFB dhe shtetin gjerman për të gjitha që ka bërë, po bënë dhe do të bëjë në të ardhmen për futbollin e Kosovës dhe shtetin e Kosovës”, është thënë në njoftimin e FFK-së.