Të majtët europianë: Të zgjidhet shpejt kriza

Të majtët europianë: Të zgjidhet shpejt kriza

Dy drejtues të lartë të Parlamentit Europian, Viktor Boshtinaru dhe Gianni Pittella kanë shprehur shqetësimin e tyre për krizën politike në Shqipëri dhe domosdoshmërinë që ajo të zgjidhet sa më shpejt, në të kundërt sic pohuan dy zyrtarët e lartë kjo mund të sjelle pasoja në aspiratat europiane të Shqipërisë.

Nënkryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europen Juglindore Bushtinaru ka theksuar se rezoluta e PE ka per qellim te ritheksoje shqetesimin per situaten politike ne Shqiperi.

“Ajo cfare duam ne ne Parlamentin Europian, pa bere asnje perpjekje per te qene te njeanshem, as nga ana e zotit Berisha dhe as nga ana e zotit Rama, ajo cfare duam eshte thjesht nje funksionim i mire i institucioneve demokratike ne vendin tuaj. Dhe nese shohim permbajtjen e kesaj rezolute dhe lexojme ashtu sic duhet cdo fjali te saj keni per te kuptuar menjehere dhe shpresoj qe kete ta beje edhe kryeministri, se ka nje nevoje dramatike per nje zgjidhje politike.  Nese nuk gjendet nje zgjidhje e tille kjo mund te demtoje nevojat europiane te Shqiperise. Ky nuk eshte nje mesazh per njeren parti, por per te gjithe vendin dhe popullin shqiptar”, u shpreh Boshtinaru.

Nderkohe nenkryetari i Parlamentit Europian Gianni Pittella ka theksuar se qartesimi i procesit zgjedhor dhe menyra sesi ai eshte realizuar jane elemente qe duhen zbardhur domosdoshmerisht.

“Ne rrugen e afrimit te Shqiperise, ne rrugen e njohjes si vend kandidat per anetaresim, ne rrugen e bashkepunimit te madh egziston nje pengese e madhe. Pengesa eshte klima politike ne Shqiperi. Nuk mjafton te thuash qe Partia Socialiste, ne nje xhest vullneti te mire, hyri ne parlament. Duhen sqaruar modalitetet me te cilat jane zhvilluar zgjedhjet. Duhet aqaruar se perse jane verifikuar hile, nese jane verifikuar te tilla. Pra duhet arritur nje qartesi e pergjithshme qe i ben mire te gjithe demokracise shqiptare, dhe te gjithe atyre, qe le te them, duan qe te punojne qe sistemi politik ne Shqiperi ne teresine e tij te funksionoje, qe zgjedhjet e ardhshme politike te mund te zhvillohen me ate siguri qe eshte e domosdoshme ne nje sistem demokratik”, u shpreh Pittella.

Nje dite me pare kreu i socialisteve ne Parlamentin Europian, Martin Shulc shprehu keqardhjen per krizen dhe kundershtoi deklaratat e kolegut te tij te PPE, Zhozef Dol./tch/