|

Të folurit e vonuar tek fëmijet

Të folurit e vonuar mund të përkufizohet si mosarritje e aftësive folëse të ngjashme me bashkëmoshatarët e tjerë nga ana e fëmijës.

Nëse një fëmijë nuk arrin të flasë në përputhje me moshën që ka atëherë mund të ketë “probleme të folurit” ose “vonesë në zhvillimin gjuhësor”.

Nëse çrregullimi ka lidhje me ndonjë organ të trupit përkufizohet si “çrregullim gjuhësor organik”, por nëse çrregullimi nuk ka lidhje me ndonjë organ, atëherë quhet “çrregullim gjuhësor funksional”.

Për një të folur normale fëmija duhet të ketë të zhvilluar aftësinë gjuhësore, të nxjerrë zëra dhe të mos ketë probleme në organet që mundësojnë funksionin e të folurit. Prandaj duhet të ketë një zhvillim normal të inteligjencës, dëgjuarit, shikuarit, hapësirës së gojës, rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, të mushkërive dhe sistemit nervor e muskulor që sigurojnë ushqimin e të gjitha shqisave. Për këtë arsye për të përcaktuar nëse një fëmijë ka çrregullime në të folur më parë duhet të kontrollohen syri, veshi, hunda, goja, sistemi nervor dhe sistemi kockor-muskulor.

Një nga shkaqet më të rëndësishme në të folurin e vonuar është dëgjimi i pakët. Dëgjimi i pakët mund të jetë i lindur ose të shfaqet më vonë. Dëgjimi vetëm i zërave të lartë, i disa zërave të caktuar nuk tregon se fëmija ka probleme në dëgjim por mund të bëhet shkak që fëmija të mos flasë. Prandaj është e rëndësishme të bëni një vlerësim dhe kontroll të hollësishëm të fëmijës që mendoni se ka probleme në të folur. Ndërsa dëgjimi i pakët i shfaqur më vonë shkaktohet nga prishja e ajrosjes së veshit të mesëm tek fëmijët që kanë probleme të shpeshta në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Përveç kësaj edhe dëmtimi i qiellzës apo probleme tjera brenda gojës mund të bëhen shkak për të folurën e vonuar.

Neurologu dhe psikiatri i fëmijëve punojnë bashkë për të gjetur patologjinë e këtyre fëmijëve. Fëmijët që nuk paraqesin probleme organike atëherë kanë çrregullim funksional. Problemi mund të jetë çrregullim i funksionit të të folurit ose vonese e zhvillimit gjuhësor.

Tek fëmijët 18-20 muajsh të cilët kanë të zhvilluar gjuhën marrëse por jo atë shprehëse mund të ketë vonesë në zhvillimin gjuhësor. Fëmija i cili nuk ka asnjë shqetësim organik por justifikohet me historinë e një ngjashmërie gjenetike në të folurin e vonuar mund të ndiqet me metodën ‘prit-shiko’.

Në krahasim me vajzat, djemtë shfaqin më shumë probleme në të folur. Gjatë këtij proçesi këshillohet informimi i prindërve për të kontribuar sa më shumë në zhvillimin gjuhësor të fëmijëve. Me fëmijët duhet të vendoset një komunikim efektiv dhe i mjaftueshëm dhe duhet t’u jepet mundësia të flasin e të shprehin mendimet e tyre.

Ja rastet e dyshuara të të folurit të vonuar:
Çdo fëmijë sa arrin në moshën 3-6 muajshe mund të nxjerrë zëra të thjeshtë dhe kjo nuk është shenjë treguese që ai fëmijë nuk ka probleme me dëgjimin.
Çdo fëmijë i porsalindur duhet të kontrollohet për dëgjimin.
Në moshën 6-12 muajshe fëmija duhet të nxjerrë zëra si “ba ba ba” , “ma ma ma”
Në moshën 12 muajshe fëmija duhet të kuptojë përgjigjen ‘po‘ ose ‘jo’ dhe të reagojë kur e thërrasin me emrin e tij.
Në moshën 12-16 muajshe duhet të shqiptojë dy fjalë si “mami’, ‘babi’.
Kur të mbushë dy vjeç duhet të ketë një fjalor prej 5-10 fjalësh.
Në moshën 24-36 muajshe kupton pyetjet ‘çfarë është kjo?’ , ‘Ku është topi?‘ , ‘Kush jam unë?’ dhe duhet të japë përgjigje të pranueshme.
Në moshën 24-36 muajshe duhet të krijojë fjali me dy ose tre fjalë.
Pas muajit të 36 –të duhet të ketë një të folur të qartë që mund të kuptohet nga të gjithë.
Në moshën 4-5 vjeçare mund të tregojë një ngjarje të thjeshtë.
Në moshën 7 vjeçare mund të tregojë edhe një ngjarje të komplikuar.

Etiketa: