Taylor Swift mund të pësojë krizë nervore

Taylor Swift mund të pësojë krizë nervore

Taylor Swift mund të pësojë krizë nervoreKëngëtarja e muzikës kantri, Taylor Swift po kalon periudhë të vështira kohëve të fundit, pas ndarjes nga i dashuri, Harry Styles. Madje, thuhet se ajo është në depresion të thellë saqë mund të pësojë ndonjë krizë nervore.

“Ndarja e ka vrarë atë”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren.
Taylor, gjithashtu, thuhet se po ndjehet e shkatërruar për disfatën që pësoi nga këngëtarja Adele në ndarjen e çmimeve ’Golden Globes’ si dhe nga shakatë që janë bërë në llogari të saj nga, Tina Fey dhe Michael J. Fox për jetën e saj sentimentale.
“Nuk ishte java ku ajo do të mund të pranonte shaka. Ajo po ndihet si një dështake në dashuri dhe nuk ka edhe shumë miq më “, ka treguar i njëjti burim.
Taylor Swift, viteve të fundit ka pasur rekord lidhjesh të cilat në të shumën e rasteve i kanë lënë një shije të hidhur. Së fundmi, këngëtarja ka qenë e lidhur me yllin e ‘One Direciton’ vetëm për disa javë