Taylor Swift: Bashkëpunimi me T.I

Taylor Swift: Bashkëpunimi me T.I

Taylor Swift është befasuar kur T.I. kishte pranuar që t’i bashkohej në skenë për të performuar një duet.

Krijuesja e hitit “Love Story” i ka argëtuar fansat e saj në Atlanta në fillim të këtij muaji, kur kishte sjellë në skenë yllin e muzikës R&B, Usher, në koncertin e parë, ndërsa në natën e dytë kishte ftuar një tjetër yll mjaft të pëlqyer nga publiku i atjeshëm.

Gjatë koncertit, Swift performoi hitin e T.I., “Live Your Life”, ndërsa ka pranuar se ishte realizmi i ëndrrës për të, pasi nuk kishte pritur që T.I. të pajtohet për këtë bashkëpunim.

“I telefonova T.I. një natë para koncertit, prandaj mendova se ishte një paralajmërim i vonshëm, dhe ai më tha: ‘Po, gjithsesi’. Dhe ishte e jashtëzakonshme”, ka treguar Swift për MTV News.