takimi-lushtaku-bllaca-konsiderohet-incident-i-r-euml-nd-euml_hd

Takimi Lushtaku-Bllaca konsiderohet incident i rëndë

takimi-lushtaku-bllaca-konsiderohet-incident-i-r-euml-nd-euml_hdEULEX-i është rikthyer në Burgun e Dubravës. Shkak është bërë një takim në mes të Nazim Bllacës dhe Sami Lushtakut.

Në kohën e takimit, Lushtaku do të duhej të ishte në dhomën e tij të burgut sikurse të gjithë të burgosurit tjerë, ndërsa Bllaca në spitalin e burgut për kontroll mjekësor.

Rregullat për mbrojtjen e dëshmitarëve përcaktojnë shmangien e çfarëdo takimi me persona të tjerë në burg. Ata kurrsesi nuk do të duhej të takoheshin, shkruan sot ‘Koha Ditore’.

Bllaca është dëshmitar kundër Azem Sylës, ish-epror i Lushtakut dhe koleg i tij partiak. Takimi i tyre, tri javë më parë, është vlerësuar nga EULEX-i si ekspozim ndaj rrezikut dhe presionit.

Mbi këtë bazë ka dërguar njerëzit e vet në pavijonin D, në të cilin mbahen edhe tre dëshmitarë të tjerë të rëndësishëm – Besnik Hasani, Shpend Qerimi, Shkumbin Mehmeti, si dhe i akuzuari Enver Sekiraça.

Burime nga EULEX-i, si dhe nga Burgu i Dubravës e kanë përshkruar situatën si të pakontrollueshme nga autoritetet. Të pakontrollueshëm janë cilësuar Sami Lushtaku, i liruar ditë më parë, dhe Sabit Geci, i dënuar për krime lufte.