edita_tahiri4

Tahiri shpreson se BE-ja do t’i bëjë presion Beogradit

Shefja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se Serbia nuk ka pranuar marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Evropian për menaxhimin e integruar të kufijve.

Kryenegociatorja Edita Tahiri i ka thënë KTV-së se “Kosova e ka pranuar marrëveshjen ndërsa Serbia jo”.

“Ne e kemi pranuar marrëveshjen, por tani e tutje i mbetet BE-së që të merret me Serbinë në ditët në vazhdim. Kosova edhe sonte ka fituar një vlerësim të lartë para miqve”, citohet të ketë thënë Tahiri.

Ajo shpreson se Bashkimi Evropian do t””i bëjë presion Serbisë për ta pra pranuar marrëveshjen për kufijtë.

Edhe shefi i delegacionit të Serbisë, Borislav Stefanovic, e ka konfirmuar për mediet serbe se takimi ka përfunduar pa marrëveshje.

Ende nuk është e qartë nëse ky raund bisedimesh do të vazhdojë edhe të premten apo Cooper do ta shpallë të mbyllur.