Raportuesja në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka mirëpritur vendimin e djeshëm të Komisionit Evropian për nisjen e dialogut për viza me Kosovën. Sipas saj, është lajm i mrekullueshëm për qytetarët e Kosovës, të cilët janë të vetmit që kanë mbetur prapa murit të vizave në Ballkanin perëndimor .




