Lajme.Org » Skender Hyseni

Hyseni: S’kam folur me Clintonin për PTK-në
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, ka thirrur sot një konferencë me gazetarë për të sqaruar “një të pavërtete ordinere, e cila po qarkullon në medie” se Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka “tradhtuar” Amerikën dhe sekretaren Hillary Clinton.

Hyseni, i cili është anëtar i Kryesisë së LDK-së, ka mohuar se i ka premtuar sekretares Clinton, gjatë vizitës së saj në Kosovë, votën e LDK-së në Parlament, për strategjinë e privatizimit të PTK-së.

Hyseni tha se ka dëgjuar për këtë informacion, por nuk ka dashur të merret me të, derisa ajo u transmetua nga një eksponent i fuqishëm i PDK-së, ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi. “Për hir të sqarimit të opinionit publik, ju deklaroj me përgjegjësinë më të madhe si LDK, në këtë rast, se takimi me sekretaren Clinton, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, nuk e ka përfaqësuar LDK-në, në rend të parë, por e ka përfaqësuar Republikën e Kosovës dhe në atë takim ministri i Jashtëm ka marrë pjesë si ministër i Jashtëm dhe nuk ka folur në emër të LDK-së, por ka folur në emër të Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës”.

Hyseni u shpreh se është një shtrembërim ordiner i fakteve të thuhet që në takimin me sekretaren Clinton është kërkuar vota e LDK-së për votimin e strategjisë së PTK-së.

“LDK-ja, dhe ministri i Jashtëm i deridjeshëm i Republikës së Kosovës dhe sekretari aktual i LDK-së për Marrëdhënie Ndërkombëtare konsideron madje edhe fyerje për sekretaren Clinton të aludohet që ajo ka ardhur, përkatësisht për të kërkuar votat e LDK-së për kalimin e strategjisë për privatizim. Ky lloj rezoni është një thjeshtëzim totalisht i pakuptimtë, një thjeshtëzim i cili ka me gjasë një mision të caktuar, me të cilin unë nuk merrem dhe nuk e kam ndërmend të merrem”.

Hyseni ka theksuar se LDK-ja, ka votuar dhe ka propozuar një mocion për shtyrje dhe për përgatitje të mëtejme në procesin e votimit dhe se nuk mund të thuhet se LDK-ja ka votuar kundër privatizimit, sepse nuk ka marrë pjesë në votim fare. “LDK-ja ka kërkuar që ajo të shtyhet… LDK-ja është kategorikisht për privatizimin të gjitha ndërmarrjeve në pronësi shtetërore dhe shoqërore. Të gjithë ‘dinosaurëve’, siç quhen ndonjëherë me të drejtë, të cilët janë burim i korrupsionit, burim i keqmenaxhimit, prandaj duan një titullar të qartë, i cili do të kujdeset për këto asete”.

Mirëpo, Hyseni ka shtuar se qëndrimi i LDK-së është që të gjitha privatizimet duhet të ndodhin përmes një trajtimi të kujdesshëm, procesi krejtësisht transparent dhe duke nxjerrë interesa maksimale për Republikën e Kosovës.

Skender Hyseni ia dorëzoi detyrën Vlora Çitakut
Ministri i deritashëm i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni pati një takim të veçantë me zv/ministren e Punëve të Jashtme, zj. Vlora Çitaku, me ç’rast biseduan për zhvillimet e fundit brenda Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në këtë kuadër u bë edhe pranimdorëzimi i punëve dhe detyrave në Ministrinë e Punëve të Jashtme deri në vendimet e ardhshme, njofton përmes një komunikate, kjo Ministri.

Ministri i deritashëm Hyseni, me këtë rast falënderoi zv/ ministren Çitaku, sekretarin e përhershëm të MPJ-së, z. Fitim Gllareva, drejtorin e përgjithshëm të MPJ-së, Lulzim Mjeku dhe shërbyes të tjerë civilë në MPJ për punën e deritashme dhe për bashkëpunimin e mirëkuptimin reciprok.

Ministri i deritashëm Hyseni, po ashtu shfaqi entuziazmin e tij se Republika e Kosovës do të arrijë të gjitha objektivat nacionalë në të gjitha rrafshet.  /koha.net

Hyseni: Kërkesa për njohje pritet të shqyrtohet nga 60 shtete
Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni ka thënë të martën se dhjetë shtete kanë përcaktuar afatin kohor se kur do të njohin pavarësinë e Kosovës.

Shefi i diplomacisë kosovare në një intervistë për Alsat po ashtu ka thënë se janë 60 shtete që kanë premtuar shqyrtimin e kërkesës për njohjen e pavarësisë së Kosovës, gjatë takimeve që delegacioni shtetëror i Kosovës ka zhvilluar me përfaqësuesit e këtyre shteteve në New York.

“Rreth 60 vende kanë premtuar se do ta shtrojnë kërkesën për njohje. Nuk them se do të na njohin 60 vende se shpeshherë deklaratat po keqinterpretohen pa qëllim ose po transmetohen ashtu siç nuk janë dhënë.. Por ju siguroj se ka të paktën dhjetë vende që kanë përcaktuar edhe afatet kur mund të ndodh njohja. Sido që të jetë nuk e kam ndërmende nxitoj dhe të shpallë njohjen nga asnjë vend para se ajo të ndodhë”, deklaroi Hyseni.

Duke folur për bisedimet me Serbinë, ministri Hyseni tha se ato do të ishte mirë që të zhvillohen pas formimit të qeverisë së re e cila do të dalë nga zgjedhjet e parakohshme.

Ndërsa, lidhur me funksionimin e koalicionit pas dorëheqjes së presidentit Sejdiu, Hyseni nuk ka dashur ta komentojë, duke u shprehur se koalicioni vazhdon. Ai tha se nuk do të do të kandidojë për kryetar të partisë, por vetëm për strukturat e larta drejtuese të saj.

Ai gjithashtu mohoi që brenda LDK të jetë diskutuar për emrin e tij si pasues i Sejdiut në postin e presidentit.

Egjipti është duke e shqyrtuar kërkesën për njohjen e Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni ka takuar të mërkurën në New York ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Arabe të Egjiptit, Ahmed Aboul Gheit, duke kërkuar që qeveria e tij të shqyrtojë mundësinë e marrjes sa më parë të vendimit për njohjen formale të shtetit të Kosovës, si dhe i ka propozuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve.

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet se ministri Hyseni me homologun e tij nga Egjipti ka folur për zhvillimet më të fundit rreth Kosovës, marrëdhëniet mes dy popujve e vendeve, si dhe për procesin e njohjeve.

Hyseni ka theksuar se, Egjipti është një vend me të cilin Republika e Kosovës synon të ndërtojë marrëdhënie të ngushta dhe një vend me të cilin populli i Kosovës ka lidhje të hershme.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Egjiptit, Ahmed Aboul Gheit ka thënë se shteti i tij është duke e shqyrtuar kërkesën dhe do të marrë vendimin në kohën e duhur. Gheit ka sqaruar se vonesa e njohjes nuk ka të bëjë me Kosovën, por kjo lidhet me arsye të tjera.

Hyseni kërkon që Armenia njoh Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni gjatë qëndrimit në New York, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Armenisë, Eduard Nalbandian, ndërsa vlerësoi se pas zhvillimeve të fundit nuk ka asnjë arsye për shtyrje të mëtejme të njohjes formale të shtetit më të ri.

Në margjinat e sesionit plenar të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ministri Hyseni gjatë takimit me ministrin e Armenisë ka folur edhe për rrethanat specifike që kanë çuar në krijimin e shtetit të Kosovës, si dhe për të arriturat dhe përparimin që ka bërë Kosova nga shpallja e pavarësisë, ndërsa me këtë rast përsëriti thirrjen drejtuar shtetit armen për njohjen e shtetit të Kosovës.

Lidhur me mendimin e GJND-së, Hyseni ka thënë se Gjykata ka folur shumë qartë, duke vendosur në të gjitha pikat në favor të Kosovës, dhe së fundi, edhe Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka mirëpritur Mendimin e Gjykatës.

“Këto zhvillime kanë bërë që, përfundimisht, të mos ketë asnjë arsye për shtyrje të mëtejme të njohjes formale të shtetit më të ri”, tha Hyseni.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Armenisë, Eduard Nalbandian, ka thënë se, vendi i tij ka mirëpritur mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe është angazhuar për vazhdimin e mëtejmë të kontakteve dhe takimeve.

Gjatë mbrëmjes, Hyseni ka marrë pjesë në takimin e liderëve ballkanikë, ku pjesëmarrës kanë qenë presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm të rajonit. Me këtë rast, ministri Hyseni është takuar me homologët e tij nga rajoni dhe një numër përfaqësuesish tjerë të lartë, pjesëmarrës në këtë samit.

Rezoluta serbe destruktive dhe luftënxitëse
Derisa Serbia insiston dhe këmbëngul në destruksion ndaj Kosovës, është vështirë të gjendet arsye e logjikshme që me Serbinë të fillohet çfarëdo normalizimi i marrëdhënieve- ka deklaruar ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, në një intervistë për BBC-në.

Duke folur për projektrezolutën serbe për Kosovën, Hyseni ka thënë se është pothuajse e sigurt se ajo nuk do të kalojë në Asamblenë e përgjithshme, megjithatë ai nuk ka dashur të spekulojë se cili mund të jetë rezultati i votimit, por ka thënë se projektrezoluta serbe në thelb është destruktive dhe luftënxitëse dhe si e tillë është pak e besueshme të kalojë.

Ai ka thënë se vështirë mund të ndodhë që “pjesa dërmuese e vendeve anëtare të OKB-së të deklarohen, në thelb kundër GJND-së, që është vetvetja”. Sepse, sipas Hysenit, draftrezoluta serbe, me pikë e me presje është në kundërshtim flagrant dhe bie ndesh me mendimin e GJND-së.

“Për më tepër është një kritikë e papranueshme për mendimin e GJND-së, prandaj unë këmbëngul se në këtë tekst nuk ka asgjë për t’u modifikuar sepse ai është destruktiv dhe është luftënxitës, edhe si thirrje edhe si përmbajtje. Prandaj e kam të vështire të besoj se OKB-ja do ta përkrahë një nismë e cila në thelb është destruktive”, është shprehur ministri i Jashtëm.

Sa i përket mungesës së njohjeve pas opinionit të GJND-së, ministri Hyseni ia ka lënë fajin periudhës së pushimeve, faktit që secili vend veç e veç do ta analizojë mendimin e GJND-së, si edhe veprimit të Serbisë që ka bërë që njohjet të shtyhen, deri pas Asamblesë së Përgjithshme.

Krerët e Kosovës në New York për lobim
Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në New York , do të qëndrojnë presidenti, Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni.

Kështu konfirmoi për Radio Kosovën, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Albana Beqiri, e cila tha se tashmë janë konfirmuar një varg takimesh me homologë nga vende të ndryshme, kryesisht që nuk e kanë njohur Kosovën.

Edhe pse, pa të drejtën e pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Kosova do ta shfrytëzoj këtë rast për të lobuar për njohjen e pavarësisë nga vende që ende nuk e kanë bërë këtë. Gjatë këtyre ditëve, në New York, do të qëndrojnë krerët më të lartë shtetëror të vendit, konfirmon për Radio Kosovën, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Albana Beqiri.

“Kosova do të ketë në Nju Jork në ditët e Asamblesë së Përgjithshme, një delegacion të nivelit më të lartë shtetëror, përfaqësuar prej presidentit, kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të vendit”, theksoi Beqiri.

Zëdhënësja Beqiri, edhe pse nuk jep detaje, thotë se tashmë janë konfirmuar një varg takimesh, të cilat anëtarët e delegacionit të Kosovës, do t’i zhvillojnë me homologë të tyre, e që kryesisht janë nga vende që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Ashtu sikurse edhe vitet e kaluara, për Asamblenë e Përgjithshme punohet gjatë. Ne kemi konsullatën tonë në New York, kemi edhe Ambasadën në SHBA, ndihmohemi edhe nga Misioni i Shqipërisë në New York, dhe ka një numër të madh takimesh të konfirmuara”, shtoi Beqiri.

Edhe zëdhënësi i presidentit Sejdiu, Xhavit Beqiri, thotë se tashmë ka konfirmime për disa takime me lider të vendeve që do të marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme.

“ Do të ketë takime si të vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, ashtu edhe të vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë. Presidenti Sejdiu do t’i shfrytëzoj këto ditë të qëndrimit të tij në New York, për të lobuar për njohjen e mëtejme të pavarësisë së vendit tonë”, tha Xhavit Beqiri, zëdhënës i presidentit.

Pos kësaj, dy zëdhënësat thonë se një aktivitet i madh është zhvilluar për ta bërë të pamundur kalimin e projektrezolutës serbe në Asamblenë e Përgjithshme. Zëdhënësi, Xhavit Beqiri, thotë se aktiviteti është koordinuar me vendet mike të Kosovës.

“Sidomos me vendet e Kuintit, në mënyrë që të pamundësohet kalimi i kësaj rezolute, e cila faktikisht shihet si e dëmshme për proceset e ardhshme, sidomos për integrimet euroatlantike të rajonit”.

Dy zëdhënësat shprehen bindjen e institucioneve që përfaqësojnë se Kosova do të shënojë edhe një sukses në Nju Jork.

Skënder Hyseni merr pjesë në mbledhjen e KS-së
Skënder Hyseni, do të marrë pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme  të Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën e cila  mbahet të martën.

Ai të hënën pritet të takohet edhe me  Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban  Ki-Moon.

Ndryshe mbledhja e Këshillit të Sigurimit, në të cilën do të  shqyrtohet mendimi i GJND-së, është pika kritike e radhës për Serbinë  dhe raportet e saj me SHBA-në e BE-në.

Siç merr vesh gazeta beogradase, “Blic” në qarqet e afërta me ato të  kreut shtetëror, në fjalën e ministrit të jashtëm të Serbisë, Vuk  Jeremic, para Këshillit të Sigurimit do të jenë këto teza: sulm i ashpër  në shpjegimin e GJND-së që i ka dhënë legjitimitet pavarësisë së  Kosovës, insistimi në politikën se ”Beogradi kurrë nuk do ta njohë  Kosovën” mbi bazë të vendimit të njëanshëm për recesion etj.

Skënder Hyseni përsërit thirrjen për njohje
Skënder Hyseni në vazhdën e takimeve që po zhvillon një New  York, është takuar me ambasadorin e Francës dhe Italisë, ndërsa theksi  është vënë në bashkërendimin e hapave dhe veprimeve që do të ndërmerren  në periudhën pas mendimit të GJND-së.

Në njoftimin e MPJ-së  bëhet e ditur se ministri Hyseni është takuar edhe me përfaqësues të  tjerë të akredituar në OKB dhe ka folur në lidhje me mendimin e GJND-së,  duke ripërsëritur thirrjen për njohje.

“Këto biseda janë zhvilluar në kuadër të takimeve që Ministri është  duke pasur me partnerët e shteteve të pesëshes-‘Quint-it’, e që kanë për  qëllim bashkërendimin e ngushtë të veprimeve pas mendimit  këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, thuhet në  njoftim.

Në takimet me ambasadorin Gerard Araud të Francës dhe Gian Lorenzo  Cornado të Italisë, Hyseni ka vënë theksin te nevoja dhe rëndësia e  bashkërendimit të hapave dhe veprimeve që do të ndërmerren në periudhën  pas mendimit të GJND-së.

Skënder Hyseni udhëton drejt Hagës
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, do të jetë i pranishëm në seancën ku do të bëhet publik opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Më 22 korrik GJND-ja do të japë opinionin këshilldhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Çështja u dërgua në Gjykatë me nismën e Serbisë.

Sot KS diskuton për Kosovën
Sot në New York zhvillohet një seancë e jashtëzakonshme për Kosovën nga  Këshili i Sigurimit të OKB-së.

Kosova përfaqësohet aty nga ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, ndërsa  nga Serbia do të jetë presidenti Boris Tadiç, i cili e ka kërkuar këtë  seancë.

Temë kryesore do të jetë situata në pjesën veriore të Mitrovicës.  Ndërkohë, udhëheqësit kosovarë e kanë dënuar njëzëri sulmin ndaj  deputetit serb Petar Miletiç.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka kërkuar një sesion të  jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të diskutuar  për tensionet në rajon.

“Serbia edhe njëherë po ballafaqohet me sfida të mëdha në Kosovë.  Qytetarët tanë në Kosovë janë sulmuar”, tha Tadiq.

Ambasadori i Nigerisë në Kombet e Bashkuara, Joy Ogwu, që është kryesues  i KS-së për këtë muaj, tha se Këshilli i Sigurimit do të njoftohet për  incidentin, të martën më 6 korrik, dhe se në të do të jetë i pranishëm  Boris Tadiq.

Nderkaq në kuadër të turneut të tij në Ballkan, Presidenti i Bashkimit  Evropian (BE), Herman van Rompuy po sot pritet të vizitojë Kosovën.

Van Rompuy ka mbërritur mbrëmë në Beograd  ndërsa sot  pritet të  vizitojë Kosovën. Ai do të zhvillojë bisedime me presidentin Fatmir  Sejdiu si dhe me drejtuesit e EULEX-it.

GJND s’ka afat për Kosovën
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk ka përcaktuar asnjë afat se kur do të dilet me opinionin për Kosovën”, këtë ia ka bërë të ditur Radio Dukagjinit zyrtari për informim i kësaj gjykate, Boris Heim.

Kohë më parë, si krerët e institucioneve të Kosovës ashtu edhe të Serbisë kanë deklaruar se paneli i gjyqtarëve me mendimin lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës do të del brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti.

Në kohën kur si pala kosovare ashtu edhe ajo serbe paralajmërojnë për strategjitë që do të ndjekin pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, kjo gjykatë nuk ka asnjë afat se kur do të dilet me opinionin karshi ligjshmërisë së Pavarësisë së Kosovës.

Boris Heim, zyrtar për informim në GJND thekson se nuk është përcaktuar asnjë afat kohor se kur do të dilet me këtë mendim.

“Kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dëshiron të përcaktojë data apo afate kohore lidhur me ndonjë çështje kjo bëhet e ditur me anë të komunikatave për media. Ndërkohë, për rastin e Kosovës se kur do të dilet me opinionin e 15 gjyqtarëve ne nuk kemi publikuar asnjë komunikatë”, shprehet Heim.

Pikërisht në ditën kur kanë përfunduar seancat dëgjimore në GJND, më 11 dhjetor të vitit të kaluar, shefi i diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni i cili i printe delegacionit të Kosovës në Hagë, kishte deklaruar për Radio Dukagjinin se Gjykata me opinion do të dilte brenda gjashtë muajve.

“Duhet të presim që pas 3-6 muajve, për herë të parë po paragjykoj afate edhe pse nuk është në natyrën time, Gjykata mund të vendos të jap apo të mos jap mendim”, kishte deklaruar Hyseni.

Po ashtu edhe prijësit e delegacionit serb në Hagë kishin përmendur një afat të tillë.

Megjithatë, pa marrë parasysh kohën, ky opinion i GJND-së, sipas analistëve do të jetë përcaktues për marrëdhëniet Kosovë-Serbi por edhe më gjerë.